Ambasada SHBA-së në Kosovë ka njoftuar një risi për aplikantët për vizë.
Në ambientet e Ambasadës është vendosur një kabinë e fotove, e cila do të jetë vetëshërbim për aplikantët.
Ambasada bën me dije se ajo do të jetë në shërbim për aplikantët që kanë nevojë për foto të re ose në rast se fotografia që posedojnë nuk i plotëson kushtet e nevojshme për aplikim për vizë.

