Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Ambasada me proverb gjerman i reagon Serbisë për ndërtimin e urave: “Së pari pastro para derës tënde”

GD
Gazeta Demos2 korrik 2025 në 14:42
Ambasada me proverb gjerman i reagon Serbisë për ndërtimin e urave: “Së pari pastro para derës tënde”

Në një deklaratë për media, Ambasada e Gjermanisë, thekson se Qeveria e Kosovës duhet të heqë dorë nga veprimet eskaluese, por thekson se thirrjet për de-eskalim duhet të jenë të barabarta për të gjitha palët.

“Ashtu siç e kemi deklaruar vazhdimisht, i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës të heqë dorë nga veprimet eskaluese. Megjithatë, thirrjet për de-eskalim duhet të zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjitha palët” thuhet në deklaratë.

Megjithatë, Ambasada kritikon mosndjekjen e autorëve të sulmit të Banjska dhe përmend rastin e udhëheqësit të sulmit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Radoiçiq i cili sipas saj lëviz lirshëm në territorin serb pavarësisht pranimit të përgjegjësisë.

“Sigurisht që nuk është Qeveria e Kosovës ajo që po dështon të zbatojë masa ligjore kundër atyre që janë përgjegjës për sulmin e tmerrshëm në Banjskë. Fakti që udhëheqësi i vetëshpallur i atij sulmi, z. Radoiçiq, pranoi publikisht përgjegjësinë dhe megjithatë vazhdon të lëvizë lirshëm në territorin serb, minon thellësisht përpjekjet për të nxitur besimin dhe llogaridhënien në rajon”, thuhet në deklaratën e Ambasadës gjermane.

Ambasada citon një proverb gjermane për të theksuar rëndësinë e rregullimit të çështjeve të brendshme para se të kritikohen të tjerët.

“Në gjermanisht themi, ‘Erstmal vor der eigenen Haustür kehren’ – së pari pastro para derës tënde. Kjo fjalë e urtë na kujton se duhet të rregullosh shtëpinë tënde përpara se ta qortosh vazhdimisht Kosovën për vendimet e saj”, thuhet tutje në deklaratë.

Në fund, Ambasada vë në dukje se mosveprimi ndaj dhunuesve është po aq i dëmshëm sa edhe veprimet e pa koordinuara nga Prishtina.

Më shumë nga Lajme

  • 08:33Rasti i Arlinda Zekajt, Komisioni Hetimor interviston sot 3 zyrtarë institucionalë
  • 08:24Një person i lënduar nga erërat e forta mbrëmë në Kosovë, këto janë komunat më të prekura
  • 08:06Avioni amerikan që goditi caqet serbe më 1999 ekspozohet në SHBA, 12 misione i kreu gjatë luftës në Kosovë
  • 08:06Kuvendi miratoi në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027
  • 07:58Erërat e forta shkaktuan dëme materiale në Ferizaj, zjarrfikësit japin detaje