Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ambasadorët evropianë takohen me Kurtin, i kërkojnë ratifikim të shpejtë të marrëveshjeve për Planin e Rritjes

GD
Gazeta Demos14 janar 2026 në 12:04
Ambasadorët evropianë takohen me Kurtin, i kërkojnë ratifikim të shpejtë të marrëveshjeve për Planin e Rritjes

Ambasadorët dhe shefat e misioneve të BE-së në Kosovë, në krye me ambasadorin Aivo Orav, kanë takuar të mërkurën, Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Ambasadori Orav përmes një postimi në “X” ka bërë të ditur se kanë kërkuar nga Kurti ratifikim të shpejtë të marrëveshjeve që lidhen me Planin e Rritjes.

Orav deklaron se në takim kanë theksuar se dialogu me Serbinë mbetet thelbësor për përparimin e Kosovës, në integrimin evropian.

“Së bashku me ambasadorët dhe shefat e misioneve të BE-së në Kosovë, u takuam me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, për të diskutuar zhvillimet pas zgjedhjeve. Përgëzuam procesin zgjedhor që pasqyron një angazhim të fortë ndaj parimeve demokratike dhe nënvizoi rëndësinë e formimit të shpejtë të qeverisë.

Kërkuam ratifikimin e shpejtë të marrëveshjeve të lidhura me planin e rritjes për të sjellë përfitime për popullin e Kosovës. Gjithashtu theksuam se dialogu i lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi mbetet thelbësor për përparimin në rrugët e tyre të integrimit evropian” shkroi Orav, në X.

Më shumë nga Lajme

  • 12:04Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj pesë personave për zjarrin në “Gate Club”, dëmi mbi 969 mijë euro
  • 11:51Ahmeti zbulon planin e VV-së: Nuk është e rastësishme që deputeti më i vjetër është i VV-së
  • 11:48Seanca konstituive: Tahiri i dërgon letër Deharit, kërkon takim brenda Kuvendit
  • 11:43Haxhiu i reagon Musliut: Stafi i Kuvendit nuk është palë në betejat politike, mos e përfshini në këto përplasje
  • 11:19Aksion në “Qarshinë e Gjatë” në Pejë, Policia sekuestron 86 thika e 19 boksa metali