Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Ambasadorët s’e njohin konstituimin e Dimal Bashës, kërkojnë të respektohet Kushtetuta

GD
Gazeta Demos4 shtator 2025 në 08:41
Ambasadorët s’e njohin konstituimin e Dimal Bashës, kërkojnë të respektohet Kushtetuta

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë dhe ai i Mbretërisë së Bashkuar vlerësojnë që Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar ende, ndonëse Kryeparlamentari Dimal Basha e ka përmbyllur seancën konstituive.

Jorn Rohde dhe Jonathan Hargreaves, në takimet që kanë zhvilluar me Presidenten Vjosa Osmani, kanë kërkuar që hapat e mbetur për konstituim të bëhen në përputhje me Kushtetutën.

Zhvillimet së shtunës, ku Kryeparlamentari Dimal Basha e përmbylli seancën konstituive pa u zgjedhur nënkryetari nga radhët e komunitetit serb, i kanë çuar ambasadorët në zyrën e Presidentes Vjosa Osmani.

Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde dhe ai i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, janë takuar ndaras me Osmanin.

Disa orë pas takimit, Hargreaves doli me deklaratë, ku e tha qartë se për të Kuvendi nuk është konstituuar.

Ai tha se gjatë takimit me Osmanin diskutuan nevojën urgjente për hapat e ardhshëm për konstituim, duke theksuar se kjo duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën.

“Ishte një kënaqësi të takohesha me Presidenten Osmani sot. Diskutuam për partneritetin e ngushtë dhe theksuam nevojën urgjente për hapat e ardhshëm në formimin e Kuvendit, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, shkroi Hargreaves.

Ndërkohë, Rohde doli me deklaratë gjatë ditës së djeshme, ku shprehu shqetësim për “bllokadën e vazhdueshme politike dhe institucionale”.

Ai ka shprehur shqetësim edhe për diskursin publik së fundi që thotë se ngrit dyshime mbi vendimet gjyqësore.

“Faleminderit, Znj. Presidente, për diskutimin e frytshëm! Gjatë takimit shpreha shqetësimin tim për bllokadën e vazhdueshme politike dhe institucionale, si dhe për diskursin publik të kohëve të fundit që hedh dyshime mbi vendimet gjyqësore, pasi zhvillime të tilla rrezikojnë të minojnë besimin e publikut në pavarësinë dhe integritetin e sistemit gjyqësor”, ka shkruar Rohde.

Osmani u ka thënë ambasadorëve se do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

“Presidentja ka riafirmuar se sikurse gjithmonë, do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, duke garantuar stabilitetin institucional dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës”, ka theksuar Presidenca në njoftimin për këtë takim.

Pavarësisht dështimit për zgjedhjen e nënkryetarit serb, Kryeparlamentari Dimal Basha e ka përmbyllur seancën konstituive të shtunën, duke e konsideruar Kuvendin si të konstituuar.

Osmani e ka pritur të hënën në takim Bashën, ku ai ka prezantuar qëndrimin e tij lidhur me konstituimin e Kuvendit. Osmani e ka informuar Bashën se ekipi ligjor i Presidencës është duke bërë analizën lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

“Presidentja ka potencuar se, sikurse gjithmonë, do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, duke garantuar stabilitetin institucional dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës”, ka njoftuar Presidenca.

Më shumë nga Lajme

  • 23:42Arbër Hajdari mohon përfshirjen në garën për Bashkinë e Tiranës: S’kam ëndërruar ndonjëherë të më punësojë larg qoftë Lali Eri
  • 23:28Fruthi nuk ndalet në Kosovë, 269 raste të konfirmuara dhe 27 të reja brenda javës
  • 22:56Parashikimi i motit për të martën, në zonat malore priten reshje të dendura bore
  • 22:46Situata në Polici, Ramadani: Sveçla duhet të ecë n’shpi
  • 22:39“Ky proces ka me e ba lider të opozitës Përparim Ramën”, Albatros Rexhaj: Të përsekutuarit politikë rriten