Ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, Lulzim Hiseni, i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron, në Pallatin Élysée.
Me këtë rast, Ambasadori Hiseni përcolli përshëndetjet e ngrohta të autoriteteve të Kosovës dhe shprehu mirënjohjen e thellë për angazhimin e Francës në momentet kyçe të historisë së vendit tonë: në Konferencën e Rambujesë, gjatë ndërhyrjes së NATO-s, në rindërtimin e Kosovës dhe forcimin e institucioneve të saj, si dhe në njohjen e pavarësisë.




