Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka njoftuar për përmbylljen e vizitës pesëditore në Izrael të një delegacioni të përbashkët të deputetëve nga Kosova dhe Shqipëria.
Në një postim në platformën X, Ziv ka bërë të ditur se takimet me institucionet kryesore izraelite kanë ofruar mundësi për dialog dhe shkëmbim përvojash.
Ajo ka theksuar se vizita gjatë ditëve të fundit të fushatës zgjedhore në Izrael u ka mundësuar anëtarëve të delegacionit të njihen nga afër me jetën politike, kulturën dhe shoqërinë izraelite.
“Përmbyllje e pesë ditëve domethënëse në Izrael të një delegacioni të përbashkët të deputetëve nga Kosova dhe Shqipëria”, ka shkruar Ziv.
