Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ambulanca bllokohet në protestë, reagon Qendra Kombëtare e Urgjencës: Pengimi i saj rrezikon jetën e qytetarëve

GD
Gazeta Demos17 tetor 2026 në 17:59
Ambulanca bllokohet në protestë, reagon Qendra Kombëtare e Urgjencës: Pengimi i saj rrezikon jetën e qytetarëve

 

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka reaguar pas incidentit të ndodhur gjatë protestës në Tiranë, ku një ambulancë u bllokua nga disa protestues.

Në një deklaratë për mediat, QKUM thekson se ambulancat janë në shërbim të çdo qytetari që ka nevojë për ndihmë urgjente dhe se pengimi i tyre mund të rrezikojë jetën e njerëzve.

Sipas QKUM-së, ekipet e Urgjencës Mjekësore vijojnë të jenë në gatishmëri gjatë protestave për t’iu përgjigjur çdo rasti që kërkon ndërhyrje, ndërsa njëkohësisht përballojnë edhe fluksin e zakonshëm të urgjencave mjekësore.

 Qendra bën të ditur se në Tiranë, krahas rreth 250–280 vizitave dhe ndërhyrjeve që kryhen çdo ditë, gjatë ditëve të protestave janë shtuar edhe rreth 100 raste të tjera. Në nivel kombëtar, Urgjenca Mjekësore përballon rreth 500 vizita në ditë.

Në deklaratë, QKUM nënvizon se çdo pengim i lëvizjes së ambulancave, vonesë apo cenim i personelit dhe pajisjeve mjekësore vështirëson dhënien në kohë të ndihmës për personat në rrezik.

Deklarata e plotë:

Ambulancat janë në shërbim të jetës. Pengimi i tyre rrezikon jetën e qytetarëve
Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore sqaron se ambulancat dhe ekipet e saj kanë një mision të vetëm: ofrimin e ndihmës mjekësore dhe shpëtimin e jetëve.

Ato janë në shërbim të çdo qytetari që ka nevojë për kujdes urgjent, pa asnjë dallim.

Gjatë protestave, ekipet e Urgjencës Mjekësore janë në gatishmëri për t’u përgjigjur çdo rasti që kërkon ndërhyrje, ndërkohë që vijojnë të përballojnë të gjitha urgjencat e tjera mjekësore.
Në Tiranë, përveç fluksit të zakonshëm prej rreth 250–280 vizitash dhe ndërhyrjesh në ditë, gjatë ditëve të protestave janë shtuar rreth 100 raste të tjera. Në nivel kombëtar, Urgjenca Mjekësore përballon rreth 500 vizita çdo ditë.

Në këto kushte, çdo pengim i lëvizjes së ambulancave, çdo vonesë apo cenim i personelit dhe pajisjeve mjekësore vështirëson ofrimin në kohë të ndihmës për personat në rrezik.

QKUM u bën thirrje qytetarëve dhe protestuesve të respektojnë ambulancat, të mos pengojnë lëvizjen e tyre dhe të mos cenojnë punën e personelit mjekësor. Ambulancat duhet të lejohen të përmbushin misionin e tyre në çdo rrethanë.

Çdo pretendim për përdorimin e ambulancave jashtë misionit të tyre duhet të trajtohet mbi bazën e fakteve dhe të verifikohet nga institucionet përgjegjëse.

Ambulancat janë në shërbim të jetës. Mos i pengoni. Çdo vonesë mund të kushtojë një jetë. /abcnews

mjekësoreurgjencësqendra

Më shumë nga Lajme

  • 18:43Qytetarë e policë të lënduar, Ministria e Shëndetësisë njofton bilancin nga protesta në Tiranë
  • 18:41Nga Maroviq te Radoiçiq: Të kërkuarit që nuk ekstradohen
  • 18:33Gecaj: Vizita e admiralit amerikan në veri, mesazh në interes të Kosovës drejtuar Serbisë
  • 18:27Pamje pa koment/ Policit i vihet zjarri në Tiranë
  • 18:18Sulmohet përsëri Ambasada e Vatikanit në Tiranë, protestuesit i vënë flakën kabinës së rojës