Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Anëtarësimi i Kosovës në NATO, Lawton: Për ta shtruar te katër shtetet mosnjohëse, duhet normalizim me Serbinë

GD
Gazeta Demos15 shtator 2026 në 18:18
Anëtarësimi i Kosovës në NATO, Lawton: Për ta shtruar te katër shtetet mosnjohëse, duhet normalizim me Serbinë

Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit, Daniel Lawton, ka thënë se SHBA-ja vazhdon të mbështesë njohjen ndërkombëtare të Kosovës, përfshirë përmes bisedimeve me aleatët e NATO-s që ende nuk e njohin pavarësinë e saj.

Gjatë seancës në Kongresin Amerikan, kongresmeni Keith Self e ka pyetur Lawtonin se çfarë ka bërë administrata Trump me katër shtetet anëtare të NATO-s që nuk e njohin Kosovën, duke theksuar rëndësinë e kësaj çështjeje për stabilitetin në rajon.

Në përgjigje, Lawton ka thënë se SHBA-ja vazhdon të mbështesë njohjen ndërkombëtare të Kosovës dhe se po zhvillon bisedime edhe me aleatët e NATO-s që nuk e njohin pavarësinë e saj.

Ai ka vlerësuar se rikthimi në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë do të ishte i dobishëm edhe për përpjekjet amerikane për të siguruar njohje të reja.

“SHBA-ja mbështet njohjen ndërkombëtare të Kosovës. Ne vazhdojmë bisedimet, përfshirë me aleatët e NATO-s që nuk e njohin. Kthimi te dialogu për normalizim mes Serbisë dhe Kosovës do të ishte i dobishëm në avokimin tonë për njohje”, ka deklaruar Lawton.

Ai u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të kthehen në dialog “pa parakushte”.

Më pas, kongresmeni Self e ka ngritur çështjen e KFOR-it, duke theksuar rëndësinë që kjo forcë e NATO-s dhe prania amerikane në të kanë për stabilitetin dhe sigurinë, si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë. Ai e ka pyetur Lawtonin për politikën e Departamentit amerikan të Shtetit ndaj KFOR-it.

Lawton ka thënë se SHBA-ja e konsideron KFOR-in një forcë të rëndësishme për stabilitetin rajonal. Sipas tij, madhësia e misionit përcaktohet nga Këshilli i NATO-s, ndërsa SHBA-ja mbështet një prani që mund t’i përmbushë objektivat e misionit, duke marrë parasysh realitetin në terren.

“Ne i shohim nevojat e misionit dhe SHBA-ja jep kontribut të mjaftueshëm në KFOR tash”, ka thënë Lawton.

kosovëslawtonnato-s

Të ngjashme

Jeton Zulfaj emërohet Kryenegociator i Kosovës me Bashkimin Evropian

Jeton Zulfaj emërohet Kryenegociator i Kosovës me Bashkimin Evropian

18:33
Gruda: Presim lirimin e katërshes së UÇK-së, luftën dhe të vërtetën e saj do ta mbrojm

Gruda: Presim lirimin e katërshes së UÇK-së, luftën dhe të vërtetën e saj do ta mbrojm

16:07
Dogana zbulon katër orë Rolex, të padeklaruara në vlerë rreth 33 mijë euro

Dogana zbulon katër orë Rolex, të padeklaruara në vlerë rreth 33 mijë euro

16:03
Hoti nga Haga: Historia e Kosovës mund të vihet në bankën e të akuzuarve, por nuk mund të zhbëhet

Hoti nga Haga: Historia e Kosovës mund të vihet në bankën e të akuzuarve, por nuk mund të zhbëhet

14:24

Më shumë nga Lajme

  • 19:09Katër herë Kosova e pa Thaçin pas transferimit në Hagë, vizitat mes dhimbjes dhe lamtumirës
  • 19:07BDI: Skandaloze deklaratat e ministrit Shasivari për procesin në Hagë, barazoi agresorin me viktimën
  • 19:02Kurti pas vdekjes së Flora Brovinës: Një jetë e tërë njerëzore e shkuar nën aktivizëm, u shua sot!
  • 18:30Rama: Procesi i Hagës që nga ngritja e aktakuzës ishte politik, një lloj balancimi i agresorit me viktimën
  • 18:17Albin Kurti emëron 27 zëvendësministra – këta janë emrat dhe ministritë ku janë vendosur!