Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Anëtarët e KQZ-së të shqetësuar për furnizimin me rrymë më 28 dhjetor, diskutojnë sfidat në vendvotime dhe qendrat e numërimit

GD
Gazeta Demos23 dhjetor 2025 në 14:54
Anëtarët e KQZ-së të shqetësuar për furnizimin me rrymë më 28 dhjetor, diskutojnë sfidat në vendvotime dhe qendrat e numërimit

Në mbledhjen e mbajtur të martën, anëtarët e KQZ-së diskutuan për ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike në disa rajone të vendit, duke ngritur nevojën për koordinim të drejtpërdrejtë me institucionet përgjegjëse për të shmangur probleme në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Anëtari i KQZ-së, Arianit Elshani, tha se shqetësimet lidhen me njoftimet për ndërprerje të energjisë dhe thirrjet për kursim të saj, duke theksuar rrezikun për procesin pas mbylljes së vendvotimeve.

“Po ndërlidhna me njoftimet që kanë ardhur në raport me ndërprerjen e energjisë elektrike dhe thirrjes për kursimin e energjisë. Duke parë që gjatë kësaj periudhe të fushatës zgjedhore ka ndërprerje të energjisë anë e kënd vendit, konsideroj që prej KQZ-së nevojitet një komunikim i drejtpërdrejtë me ministrin, por edhe me organet e tjera, edhe me KEDS, KESCO e KOSTT, kushdo që është i nevojshëm për të parë se ku mund të kemi sfida për ditën e zgjedhjeve. Pra, po flasim për procesin e numërimit pas orës 19:00, por që ka të bëjë edhe me funksionalitetin e kamerave në çdo vendvotim“, tha ai.Edhe anëtari tjetër i KQZ-së, Sami Hamiti, ngriti shqetësimin për ngarkesat e mëdha në fund të vitit dhe problemet infrastrukturore në disa rajone.“Do të vijë fundi i vitit dhe ngarkesat do të jenë shumë të mëdha. Ne me Besnikun e kemi biseduar, janë dy regjione në Kosovë që kanë infrastrukturë me transmision, janë Gjilani dhe Malisheva, janë regjione që kanë shumë probleme. Drejtor, a keni ndërmarrë diçka që në ato pozicione të ketë alternativa?”, tha ai.

Ndërkaq, Besnik Buzhala, Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, sqaroi se tashmë ka pasur komunikim me KEDS-in dhe se janë identifikuar mangësi në pajisjen e vendvotimeve me gjeneratorë.“Para 10 ditësh kemi pasur një takim me KEDS në këtë sallë.

Ajo çka i ka interesuar KEDS ka qenë çështja e gjeneratorëve që janë në qendra të votimit. Këto të dhëna i kemi marrë prej krejt Komisioneve Komunale Zgjedhore dhe ka prej qendrave të votimit që nuk kanë fare gjenerator, ka edhe qendra të votimit që kanë gjenerator ose gjeneratori është i lidhur vetëm për ngrohje. Bazuar në zgjedhjet e kaluara, KEDS në zonat me problematikë i ka ofruar vetë llampat në vendvotim. Kësaj radhe kanë dashur të dinë se si është puna me gjeneratorë. Është e vërtetë që zona më e rrezikuar është Malisheva. KEDS ka informata edhe për numrin e gjeneratorëve edhe informata se sa prej atyre gjeneratorëve janë të disponueshëm për ndriçim. Në ditët në vijim do të komunikojmë me ta dhe do ta shohim mundësinë se cilat janë opsionet e tyre”, tha ai.

Më shumë nga Lajme

  • 08:44Vdekjet e punëtorëve alarmojnë KEK-un, sindikalistët mblidhen urgjentisht
  • 08:39Të shtëna me armë në një aheng familjar në Kaçanik, dy të arrestuar
  • 08:29Opozita dhe studentët protestojnë para Qeverisë: Kosova është në krizë
  • 08:24Edhe sot kufizohet qarkullimi i automjeteve mbi 20 tonë
  • 08:24Pak kolona në dy pika kufitare, këto janë pritjet