Ashtu si çdo sezon veror në Vlorë, çmimet janë rritur ndjeshëm. Për pushuesit në plazhe kjo rritje ka prekur çdo produkt e shërbim që ofrohet në bregdet që nga kafja, darkat në restorante apo çadrat e shezlongët.
Për këtë arsye edhe plazhet publike po bëhen gjithnjë e më te frekuentuara.
Por kjo rritje çmimesh, duket se nuk shkon në proporcion me cilësinë, për të cilët qytetarët kanë jo pak ankesa. Ata e vendosin theksin tek papastërtia e bregdetit apo menaxhimi i hapësirës publike në plazhe.