Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Apeli anulon aktgjykimin ndaj të akuzuarit për krime lufte, rasti kthehet në rigjykim

GD
Gazeta Demos31 korrik 2026 në 22:37
Apeli anulon aktgjykimin ndaj të akuzuarit për krime lufte, rasti kthehet në rigjykim

Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim çështjen penale ndaj Sërgjan Lazoviqit, i akuzuar për krime lufte, pasi ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë që e kishte dënuar atë me 12 vjet e gjysmë burgim.

Lazoviq ishte dënuar në shkurt të këtij viti për krime lufte në fshatin Panorc të Malishevës. Ai akuzohej se, si pjesëtar i xhandarmërisë serbe, kishte kryer keqtrajtim të rreth 500 civilëve me qëllim të dëbimit dhe spastrimit etnik të popullsisë shqiptare.

Në njoftimin për media të publikuar të premten, Gjykata e Apelit ka bërë të ditur se ka anuluar aktgjykimin e shkallës së parë, duke vlerësuar se ai përmban shkelje esenciale.

“Gjykata e Apelit ka vlerësuar se gjykata e shkallës së parë, ndonëse gjatë shqyrtimit gjyqësor kishte administruar një numër të konsiderueshëm provash materiale, nuk i ka trajtuar fare ato në arsyetimin e aktgjykimit, nuk ka bërë vlerësimin e tyre, nuk ka dhënë arsye lidhur me vlerën e tyre provuese dhe nuk ka nxjerrë përfundime për rëndësinë e tyre në vërtetimin e gjendjes faktike. Veçanërisht, nuk ka trajtuar raportin e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë dhe dy raportet e ekspertëve të huaj që lidhen drejtpërdrejt me identifikimin e të akuzuarit, duke mos dhënë asnjë arsye nëse gjetjet e tyre janë pranuar apo refuzuar dhe mbi çfarë baze”, thuhet në njoftimin e Apelit.

Aktakuza ndaj Lazoviqit ishte ngritur nga Prokuroria Speciale më 19 nëntor 2024. Ai akuzohet për krime lufte gjatë periudhës 1998-1999 në disa fshatra të Komunës së Malishevës.

Më shumë nga Lajme

  • 23:46Kuvendi nesër me deklaratë për Hagën: A do të jetë në lartësinë e shembullit kroat?
  • 23:32“Rinia është zgjuar e nuk janë indiferent”, thotë Ganimete Musliu nga sheshi i protestave
  • 22:34Nis zhdëmtimi i viktimave në rastin e komandant “Calit”
  • 22:33OVL e UÇK-së falënderon tifogrupet për protestën: Rivaliteti na ndan, por UÇK-ja na bashkon
  • 22:24PDK e konsideron fyes dhe me prapavijë politike raportimin e RTK, kërkon korrigjim të kronikës dhe kërkimfalje publike