Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Apeli në Hagë, Supremja në Kosovë - Gruda tregon çka parasheh projektligji i PDK-së

GD
Gazeta Demos21 shtator 2026 në 21:56
Apeli në Hagë, Supremja në Kosovë - Gruda tregon çka parasheh projektligji i PDK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka shpjeguar në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova se çfarë parasheh projektligji i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur me Dhomat e Specializuara.

Gruda ka thënë se procesi i apelimit për rastin e ish-krerëve të UÇK-së do të vazhdojë në Hagë, ndërsa në rast të një vendimi dënues pas apelit, çështja do të kalojë në Gjykatën Supreme të Kosovës.

“Apeli aktual ndaj Thaçit dhe të tjerëve vazhdon në Hagë për një vit e gjysmë, dy, sado që të zgjatë. Mbas apelit, nëse do të ketë vendim dënues, gjyqi në Supreme zhvillohet në Kosovë. Nëse do të ketë rigjykim, prapë ajo kthehet në Kosovë”.

“Shkalla e dytë, Apeli zhvillohet në Speciale. Nëse vendimi del fajësues dhe vazhdon në shkallën në Supreme, nuk vazhdon në Supremen e Hagës, vjen në Supremen e Kosovës në Prishtinë”, deklaroi ai.

Gruda ka thënë se një prej arsyeve pse Apeli është lënë në Hagë lidhet me pritjet e mbrojtjes për procesin e apelimit.

“Avokatët kanë shpresë që në apel mund të fitojnë. Ata kanë qasje në aktgjykim tashmë, ne publiku s’kemi qasje, kanë qasje dhe me gjasë ata kanë parë shkelje që janë tepër skandaloze të cilat besojnë që në apel mund t’i rrëzojnë”, ka thënë Gruda.

Një tjetër element, sipas tij, është monitorimi ndërkombëtar dhe monitorimi përmes Kuvendit ndaj punës së Gjykatës Speciale.

“Me këtë ligj, në momentin që jemi në fuqi, në momentin që jemi në fuqi menjëherë e prodhon pasoja juridike, Kuvendi i Kosovës mund të angazhojë kompani ndërkombëtare, universitete të njohura, institute që ta mbikëqyrin punën e Gjykatës Speciale tash në shkollanë e dytë”.

“Nëse në shkallën e dytë ne do të kemi të miratuar ligjin, ne do të kemi të monitoruar gjithë kohën punën e Apelit me institute, me universitete, me organizata, me trupa që i themelon Kuvendi, çdo gjë do të jetë transparente. E kemi bërë këtë për dy arsye. E para, sepse transparenca do të garantojë edhe drejtësi”, ka deklaruar Gruda.

grudaapelihagë

Më shumë nga Lajme

  • 19:48Plagosen me armë zjarri dy persona në Gjakovë
  • 19:29Mehaj uron 251-vjetorin e Trupave të Marinës Amerikane: Krenar që shërbeva krah për krah me ju
  • 19:28Nagavci: Nuk e kuptoj çfarë synon PDK-ja me projektligjin për Specialen, ndryshimet nuk do të sjellin rezultat
  • 19:28Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë protestë më 12 nëntor, këto janë kërkesat e tyre!
  • 19:27Raporti BE-Serbi, Rama nga Parisi: Kosova shtet i pavarur, s’ka më asnjë mënyrë për ta kthyer në fantazi të re serbe