Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Aplikimi i Kosovës i bllokuar nga vendet anëtare, KE përsërit se është gati të japë një opinion nëse i kërkohet

GD
Gazeta Demos4 nëntor 2026 në 18:20
Aplikimi i Kosovës i bllokuar nga vendet anëtare, KE përsërit se është gati të japë një opinion nëse i kërkohet

Komisioni Evropian ka përsëritur gatishmërinë për të përgatitur një opinion lidhur me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Këtë qëndrim Komisioni Evropian e ka bërë të ditur të mërkurën, më 4 nëntor, në ditën kur janë publikuar raportet e progresit për vendet e përfshira në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Në raportin për Kosovën, Komisioni thekson se është i gatshëm të përgatisë opinionin për aplikimin e Kosovës, nëse këtë e kërkon Këshilli i BE-së, ku përfaqësohen vendet anëtare.

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, i dorëzuar në dhjetor të vitit 2022, vazhdon të mos procedohet në fazën e shqyrtimit nga Komisioni Evropian, për shkak të mungesës së një vendimi nga vendet anëtare për t’ia përcjellë aplikimin Komisionit.

Në raport, Komisioni vlerëson se procesi i reformave të Kosovës në rrugën drejt BE-së ka ngecur gjatë krizës së zgjatur institucionale. Ai evidenton përparim në luftimin e krimit të rëndë dhe të organizuar, si dhe në përafrimin e plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së.

Megjithatë, shqetësime janë ngritur për funksionimin e sistemit gjyqësor dhe respektimin e të drejtave themelore.

Komisioni po ashtu konstaton se, pas transferimit të qeverisjes lokale në veri të Kosovës, ka hequr masat ndaj vendit, duke rifilluar angazhimin përmes Dialogut të Procesit të Stabilizim-Asociimit dhe duke vazhduar dhënien e asistencës financiare.

Në përfundim, Brukseli kërkon nga Kosova që të përshpejtojë reformat dhe të zbatojë të gjitha obligimet që dalin nga Dialogu i lehtësuar nga BE-ja, të cilin e konsideron pjesë integrale të perspektivës evropiane të vendit.

kosovësvendetkomisioni

Të ngjashme

Haxhiu takohet me ambasadorin e BE-së, në fokus reformat dhe integrimi evropian i Kosovës

Haxhiu takohet me ambasadorin e BE-së, në fokus reformat dhe integrimi evropian i Kosovës

18:19
Kurti pret në takim gjeneralin Osborn: U pajtuam për rolin e Kosovës në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor

Kurti pret në takim gjeneralin Osborn: U pajtuam për rolin e Kosovës në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor

17:41
Lushaku pritet nga shefi i grupit parlamentar të CDU/CSU: Gjermania, partner i rëndësishëm strategjik

Lushaku pritet nga shefi i grupit parlamentar të CDU/CSU: Gjermania, partner i rëndësishëm strategjik

17:19
Presidentja dekoron gjeneralin amerikan Osborn, me Medaljen Presidenciale Ushtarake

Presidentja dekoron gjeneralin amerikan Osborn, me Medaljen Presidenciale Ushtarake

17:02

Më shumë nga Lajme

  • 18:04Ky është njëri nga kandidatët për kryetar të PDK-së
  • 17:58Kusari-Lila në Bordin Këshillëdhënës për Industri të RIT Kosova, në fokus lidhja e arsimit me tregun e punës
  • 17:50Presidentja Shiroka-Pula pranon Raportin e Progresit nga ambasadori i BE’së, zotohet për avancim të reformave
  • 17:28“Arlinda nuk u mbrojt nga ana e shtetit”, vazhdon protesta në Prishtinë
  • 17:11Dialogu në ngërç: Çfarë kartash ka ende BE-ja?