Kandidati i AAK-së, Arber Tolaj, ka qëndruar sonte në Pobërgjë, ku bashkë me gjeneralin Daut Haradinaj u pritën me emocione dhe mikpritje nga banorët e kësaj zone.
Tolaj ka falënderuar qytetarët për pritjen, duke theksuar mbështetjen e madhe për Aleancën.
“Sonte në Pobërgjë, së bashku me Gjeneral Daut Haradinaj, përjetuam emocione dhe mikpritje të ngrohtë, ashtu siç di Pobërgja! Pobërgja frymon fuqishëm me Aleancën! Faleminderit Pobërgjë!”, ka shkruar ai.
