Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ardian Gjini bleu shtëpi 300 mijë euro në lagjen “Marigona”, tregon si i bëri paratë

GD
Gazeta Demos27 tetor 2025 në 15:25
Ardian Gjini bleu shtëpi 300 mijë euro në lagjen “Marigona”, tregon si i bëri paratë

Kandidati për kryetar të Komunës së Gjakovës nga radhët e AAK’së, Ardian Gjini, më 2024-ën ka blerë shtëpi në lagjen ‘Marigona’ për 300 mijë euro. Perimetri i kësaj shpie është 320 metra katrorë, e krejt këto janë në regjistrat e deklarimit të pasurisë për këtë vit.

Gjini, me anë të një përgjigje me shkrim ka deklaruar se përmes shitjes së banesës në Fushë Kosovë, asaj në Prishtinë dhe një lokali në Gjakovë ka siguruar të ardhurat e mjaftueshme për blerjen e kësaj shtëpie. Megjithatë, në deklarimin e pasurisë nuk figuron se është shitur banesa në Fushë Kosovë nga ana e zyrtarit të AAK’së.

“ Në deklarimin tim të pasurisë përpos pagës vjetore figuron edhe shitja e dyqanit në Prishtinë, shitja e banesës në Fushë Kosovë dhe shitja e banesës në Gjakovë, të cilat mjete kanë qenë mëse të mjaftueshme për pagesën prej 300 mijë euro “, deklaroi ai në një përgjigje me shkrim për Insajderin.

Sidoqoftë, Gjini si burim të vetëm të të ardhurave e ka të deklaruar pagën e deritanishme si kryetar i Gjakovës.

Lidhur me blerjen e shtëpisë së Gjinit kanë bërë reagime edhe kundërshtarët politikë të tij. Agon Batusha nga radhët e LVV’së në Gjakovë është shprehur i habitur se si është e mundur që në një nga lagjet më të shtrenjta në Prishtinë është blerë metri katror 937,50 euro.

“ Pas banesës 618 m² të blerë për 70 mijë euro, tani del edhe një tjetër rast: Z. Ardian Gjini ka blerë shtëpi në lagjen “Marigona” 320 m² për 300,000 €, që i bie 937.50 €/m². Në tregun e asaj kohe, çmimi mesatar në Marigona ishte rreth 2,000 €/m². Pra, rreth 340 mijë euro nën vlerën reale të tregut. Ky nuk është “gabim teknik”. Ky është privilegj politik “, ka deklaruar ndër të tjera Batusha.

Gjini është një nga politikanët e paktë në Kosovë që ka shtëpi në një nga lagjet më luksoze në Kosovë. Deri më tani, dihet se shtëpi në këtë lagje kanë vetëm Vjosa Osmani dhe Liburn Aliu

Më shumë nga Lajme

  • 19:53VV kërkoi dorëheqje të votuesve të Gjykatës Speciale, Sadiku: Të fillojmë me themel, prej atyre që ishin kundër Rambujesë dhe Ahtisarit
  • 19:52Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, vetura përfundon e kthyer mbrapshtë
  • 19:44Canaj: Duhet të kemi një qeveri të kujdesshme karshi Speciales
  • 19:39Blerta Deliu për djalin e veprimtarit të zhdukur Xhavit Hazirin: Është bërë ikonë e protestave
  • 19:29Ledri Vula dhe Bekim Shyti sonte i drejtohen masës në protestën “Jo në emrin tim”