Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ardian Gjini refuzon ftesën e Kurtit: Nëse dëshiron takim le të bëhet vetëm para kamerave

GD
Gazeta Demos12 gusht 2026 në 23:29
Ardian Gjini refuzon ftesën e Kurtit: Nëse dëshiron takim le të bëhet vetëm para kamerave

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, në një intervistë në emisionin “Adresa” në Kanal 10, ka bërë të ditur qëndrimin e prerë të partisë së tij karshi ftesës për takim nga kryeministri Albin Kurti.

Gjini ka theksuar se Aleanca nuk do të bëhet pjesë e bisedimeve të mbyllura prapa dyerve të zyrave.

Kreu i Aleancës u shpreh i ashpër ndaj kësaj ftese, duke bërë të qartë se takimet e fshehta shërbejnë vetëm si hapësirë për manipulime dhe interpretime të rreme pas përfundimit të tyre.

“Nuk takohem me të vetëm në zyrë e me dalë me rrejtë si të kryhet takimi. Aleanca i ka tregu çka po dojmë na,” deklaroi prerazi Ardian Gjini.

Gjini ka vendosur një kusht të prerë, duke kërkuar që çdo lloj diskutimi politik të bëhet ekskluzivisht në mënyrë transparente dhe me praninë e plotë të kamerave.

Sipas tij, vetëm transmetimi i drejtpërdrejtë televiziv garanton që opinioni publik të dëgjojë të vërtetën dhe eliminon mundësinë që të gënjehet pas takimit.

Në këtë formë, kryetari i Aleancës la të kuptohet se qëndrimet e subjektit të tij janë tashmë të qarta dhe nuk ka asnjë arsye që ato të diskutohen privatisht nëpër zyra.

Në fund të kësaj deklarate, Gjini nuk ka kursyer as ironinë në llogari të kryeministrit Kurti. Duke bërë shaka me insistimin e mundshëm për takime, ai shtoi se nëse Kurti kërkon edhe një herë takim me të, do ta dërgojë nënkryetaren e partisë, Time Kadrijaj, së bashku me një dhuratë simbolike.

“Nëse kërkon edhe një herë takim me mu, ka me i thanë e delegoj Time Kadrijajn, është nënkryetare e Aleancës, edhe ja jap edhe një tabellë ve,” përfundoi me humor Gjini.

gjinitakimardian

Të ngjashme

Gjini pret në takim një delegacion të lartë shtetëror e diplomatik nga Franca

Gjini pret në takim një delegacion të lartë shtetëror e diplomatik nga Franca

16:04
Gjini godet Gërvallën për sulmet ndaj familjes Haradinaj: Ka vjellë vrer kundër njerëzve që e kanë oborrin të mbushur me varre

Gjini godet Gërvallën për sulmet ndaj familjes Haradinaj: Ka vjellë vrer kundër njerëzve që e kanë oborrin të mbushur me varre

21:29
Raportohet se Haxhiu ka ftuar në takim familjet e ish-krerëve të UÇK-së

Raportohet se Haxhiu ka ftuar në takim familjet e ish-krerëve të UÇK-së

18:53

Më shumë nga Lajme

  • 08:20Nga arresti shtëpiak te dorëzimi në Morinë, çfarë dihet për rastin e Vlora Hysenit
  • 08:20Dyshohet se privoi nga jeta të miturin, vushtrriasi dhe bashkëpunëtori i tij dorëzohen në policinë gjermane
  • 07:54Kallas pas takimit veçmas me Kurtin dhe Vuçiqin: Marrëveshjet e arritura përmes dialogut janë të detyrueshme
  • 07:44Tahiri: Jemi gati ta kompletojmë Kuvendin, do ta mbështesim çdo veprim për funksionalizimin e tij
  • 07:39KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës