Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ardian Shala i LDK-së premton ndërtimin e tri çerdheve të reja në Suharekë, Budakovë dhe Bllacë

GD
Gazeta Demos20 shtator 2025 në 17:35
Ardian Shala i LDK-së premton ndërtimin e tri çerdheve të reja në Suharekë, Budakovë dhe Bllacë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Komunës së Suharekës ka bërë të ditur se kujdesi për fëmijët do të jetë një nga prioritetet kryesore të programit të tij qeverisës.

Në një postim publik, ai ka paralajmëruar ndërtimin e tri çerdheve të reja në Suharekë, Budakovë dhe Bllacë, duke theksuar rëndësinë e edukimit të hershëm dhe mbështetjes për familjet e reja.

“Do të krijohen hapësira moderne, të sigurta dhe me standarde të larta, ku fëmijët tanë do të rriten me dashuri dhe përkujdesje,” ka deklaruar kandidati i LDK-së.

Sipas tij, ky projekt përfaqëson një investim të drejtpërdrejtë për familjen, për fëmijët dhe për të ardhmen e komunës.

Postimi i plotë:

Kujdesi për fëmijët është prioritet!

Në programin tonë kemi paraparë ndërtimin e 3 çerdheve të reja, Suharekë, Budakovë dhe Bllacë, që do të krijojnë kushte më të mira për edukim të hershëm dhe lehtësim për prindërit.

Do të krijohen hapësira moderne, të sigurta dhe me standarde të larta, ku fëmijët tanë do të rriten me dashuri dhe përkujdesje.

Ky është investim për familjen, për fëmijët dhe për të ardhmen!

Më shumë nga Lajme

  • 17:22Mihali u drejtohet protestuesëve: Asnjë veprim i juaji nuk ka efekt te VV-ja, ne bëjmë çka besojmë
  • 17:21Altin Krasniqi u bën thirrje deputetëve: Ejani në Kuvend, të bashkohemi rreth UÇK-së
  • 17:04Deputeti që u kthye dhunshëm prapa në Kuvend nga protestuesit është vëllai i dëshmorit Njazi Rexhepi
  • 17:04Behrami: Protesta para Kuvendit është legjitime
  • 17:01Haziri me mesazh për Kurtin