Nga 1 tetori, konsumatorët në Kosovë do të mund të ndërrojnë operatorin e telefonisë dhe ta ruajnë numrin e tyre ekzistues, njofton Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP). Bartja e numrit do të jetë pa pagesë për përdoruesit.
Sipas ARKEP-it, konsumatorët nuk do të kenë nevojë të ndryshojnë numrin e telefonit edhe nëse kalojnë nga një operator në tjetrin. Për procesin e bartjes nuk do të aplikohet tarifë nga operatori i vjetër apo operatori i ri.
Bartshmëria u mundëson konsumatorëve të zgjedhin operatorin që u përshtatet më shumë, pa pasur nevojë t’i njoftojnë kontaktet për ndryshimin e numrit.
