Ministria e Bujqësisë që drejtohet nga Armend Muja ka marrë vendim për një trasnfer të përkohshëm të shefit të AUV-it, Bekim Hoxha, në pozitën e Drejtorit të Agjencisë Pyjore të Kosovës.
Këtë vendim, Muja e ka arsyetuar se është në interes të institucionit.
Sipas vendimit, Hoxha nis punën që nga sot kur edhe është nënshkruar vendimi.


