Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Arrestimi i dy vëllezërve Kaçinari në Prizren- Policia publikon pamje nga aksioni

GD
Gazeta Demos11 mars 2026 në 16:45
Arrestimi i dy vëllezërve Kaçinari në Prizren- Policia publikon pamje nga aksioni

Dy persona janë arrestuar në Prizren si të dyshuar për fajde. Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka organizuar një operacion policor për arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me veprën penale “Fajde”, nga neni 331 i Kodit Penal të Kosovës.

Insajderi mëson se të arrestuarit janë vëllezërit Eduard dhe Anton Kaçinari . Ata dyshohet se u kanë vënë viktimave fajde, ndërsa vlera e kamatave dyshohet të arrijë deri në rreth 1 milion euro.

Policia e Kosovës ka publikuar pamje nga momenti i arrestimit:

Sipas njoftimit për media, të dyshuarit me veprimet e tyre të vazhdueshme kanë detyruar viktimën të paguajë shuma të ndryshme parash si interes për fajde. Po ashtu, në emër të kamatave, përmes formave të ndryshme të presionit, ata kanë kërkuar nga viktima marrjen e shtëpisë dhe dy lokaleve të tij në Prizren, vlera e të cilave arrin rreth 1 milion euro.

Të dyshuarit janë arrestuar në flagrancë gjatë përpjekjes së tyre për ta detyruar viktimën të rregullojë dokumentacionin për bartjen e pronësisë së shtëpisë dhe dy lokaleve që janë në pronësi të viktimës.

Me urdhër të gjykatës është kontrolluar edhe vendbanimi i dy të dyshuarve, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale që do të përdoren në procedurën penale ndaj tyre.

Ndaj dy të dyshuarve, E.K. dhe A.K., Prokurori i Shtetit në Prokurorinë Themelore në Prizren ka lëshuar aktvendim për ndalim.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 23:50Vushtrri: Policia kap 4 të mitur për vjedhje, produktet do t'u kthehen pronarëve
  • 23:16S’ka pengesa ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara: Ky është vendimi që nënshkroi Kurti
  • 23:11Qeveria e dërgoi në Kuvend Ligjin për Gjykatën Speciale, reagon Arian Tahiri
  • 23:09Miratimi nga Qeveria, lajmërohet deputeti i parë nga PDK: Unë do të votoj PRO
  • 22:57Çka thuhet në përgjigjen e Qeverisë për ndryshimin e Ligjit për Specialen?