Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së nga Serbia, familja Qenaj autorizon avokatin Smakiqi

GD
Gazeta Demos26 nëntor 2025 në 18:32
Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së nga Serbia, familja Qenaj autorizon avokatin Smakiqi

Avni Qenaj nga fshati Romaj është ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i cili është arrestuar të martën në Serbi.

Avokati, Xhevdet Smakiqi ka njoftuar se është autorizuar nga familja Qenaj për ta përfaqësuar ligjërisht, të ish-pjesëtarin e UÇK-së.

Public speaking training

“Sot jam autorizuar nga Familja Qenaj nga Romaja e Hasit/ Prizren qe te perfaqësoj intersat ligjore brenda dhe jashte Kosoves te ish pjestarit te UÇK-së Avni Qenaj i ndaluar/ arrestuar dje me daten 25.11.2025 ne territorin e Serbisë”, tha Smakiqi.

Mnistria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka njoftuar pas marrjes së informacionit mbi arrestimin e Avni Qenaj, nga autoritetet e Serbisë, Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi ka ndërmarrë veprimet e para duke i adresuar Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, kërkesë zyrtare për konfirmimin e arrestimit, arsyet konkrete të ndalimit, vendndodhjen aktuale ku ai po mbahet, si dhe çdo informacion tjetër të domosdoshëm për trajtimin e mëtejmë të rastit.

Paralelisht, thuhet më tej në njoftim, Zyra e Kosovës në Serbi e ka njoftuar për rastin edhe delegacionin e Bashkimit Europian në Serbi, duke kërkuar monitorim të shtuar dhe transparencë të plotë nga autoritetet serbe në lidhje me procedurat e ndërmarra.

“Gjithashtu është dërguar tashmë notë verbale te misionet diplomatike të vendeve të Quint-it të akredituara në Serbi, me qëllim sigurimin e angazhimit të partnerëve ndërkombëtarë në mbrojtje të të drejtave dhe sigurisë së shtetasit të Republikës së Kosovës. Zyra e Kosovës në Serbi do të procedojë me paraqitjen e kërkesës zyrtare për lejimin e vizitës të personit të arrestuar, sapo të konfirmohet lokacioni i saktë ku ai po mbahet”- thuhet në njoftim

AVNI QENAJ

Më shumë nga Lajme

  • 22:46Sami Lushtaku: Ka shumë ministra e deputetë të VV-së qe iu kanë gëzu dënimit të tyre
  • 22:40Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty
  • 22:22Nga “Okej” te pankartat kreative: Nata e tetë e revoltës masive në përkrahje të krerëve të UÇK-së
  • 22:18Hoxhaj nga protesta: Prishtina rreh me zemrën e UÇK-së
  • 22:17Latifi: Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së nuk e zgjedhi asnjë komandant, vetëm i formalizoi