Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Arrestohen dy persona në Prishtinë, u konfiskohet sasi e madhe e kokainës

GD
Gazeta Demos16 korrik 2026 në 11:05
Arrestohen dy persona në Prishtinë, u konfiskohet sasi e madhe e kokainës

Një aksion i Policisë së Kosovës, i zhvilluar nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në Prishtinë, ka rezultuar me konfiskimin e 147.7 gramëve substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë dhe ndalimin e dy personave.

Sipas Policisë, pas një pune operative-hetimore lidhur me dyshimet për shitblerje të substancave narkotike, më 15 korrik 2026 është lokalizuar në magjistralen Pejë–Prishtinë i dyshuari me inicialet F.P. (i lindur më 1992), i cili po lëvizte me veturë.

Gjatë kontrollit të automjetit dhe më pas në shtëpisë e tij, policia ka gjetur dhe konfiskuar 147.7 gramë substancë që dyshohet të jetë kokainë, si dhe dëshmi të tjera relevante për rastin.

Në kuadër të të njëjtit hetim është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit tjetër, Q.K. (i lindur më 1993), mirëpo sipas Policisë nuk është gjetur asnjë e ndaluar.

Ndaj të dyshuarve është iniciuar procedurë penale për veprën “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Më shumë nga Lajme

  • 23:34Parashikimi i motit për të mërkurën
  • 23:17Pamjet trishtuese nga protesta në Tiranë, pezullohen policët që e bartnin për gjymtyrë një protestues me këmbë të thyer
  • 22:53Haziri për Kurtin: LDK-së i kërkonte president jopolitik, PDK-së ia toleroi profilin politik
  • 22:28Ky raportohet se është serbi i arrestuar në Fushë Kosovë, që kërcënoi banorët se “do t’i hidhte në erë”
  • 22:19Protesta e dhunshme në Tiranë, reagon ambasada amerikane, thirrje shtetasve të saj: Shmangni demonstratat