Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Arrestohen katër persona për mashtrim me shitje prone në vlerë mbi 1.5 milion euro

GD
Gazeta Demos19 shkurt 2026 në 14:19
Arrestohen katër persona për mashtrim me shitje prone në vlerë mbi 1.5 milion euro

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), kanë arrestuar katër persona, nën dyshimin se përmes veprimeve të kundërligjshme (falsifikimin e dokumenteve/pasaportën e Serbisë dhe dokumente tjera) dhe duke i përdorur si të vërteta dokumentet e rrejshme (gjithashtu duke prezantuar një person të rrejshëm si person i vërtetë), kanë arritur që ta tjetërsojnë/shesin përmes noterit, pronën e ankuesit M.T. në sipërfaqe prej 36.28 ari dhe njëkohësisht duke mashtruar blerësin H.M., se kinse janë duke ia shitur pronën me dokumentacion të rregullt, ku në këmbim të kësaj kanë marrë të holla në vlerë totale prej 1,578,180.00 euro.

Përmes urdhrit verbal nga prokurori i rastit, janë realizuar kontrolle në pesë lokacione të ndryshme, me ç’rast janë gjetur mjete monetare në vlerë prej 9,000.00 euro, të cilat janë sekuestruar si provë në procedurat e mëtejme.

Personat e dyshuar dyshohet se kanë kryer veprat penale: “Mashtrimit”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.

Sot, M.M., Sh.B., D.R. dhe B.Zh., janë intervistuar në cilësi të personave të dyshuar në prezencën e avokatëve mbrojtës dhe pas konsultës me prokurorin e rastit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

Më shumë nga Lajme

  • 13:34Vlora Çitaku zgjidhet nënkryetare e Kuvendit të Kosovës
  • 13:33Prokuroria Speciale kërkon paraburgim për nëntë persona të dyshuar për krime lufte në Zubin Potok
  • 13:28Behrami: Pas Deklaratës, tani urgjent të ndryshohet Ligji për Specialen
  • 13:18Ramadani: Do të doja që kështu të harmonizuar të votojmë edhe Presidentin
  • 13:09PDK falënderon deputetët: Tani është radha e votimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara