Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Ata dyshohet se kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash nga një depo e një punëtorie në Obiliq.
“Personat janë arrestuar nën dyshimin se janë të përfshirë në një në rast të vjedhjes së rëndë të ndodhur më datë 12.05.2026, në rrugën “17 Shkurti ” në fshatin Mazgit të Obliqit, me ç ‘rast nga një depo e një punëtorie janë vjedhur një shumë e konsiderueshme e parave”, thuhet në njoftim.
Tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Ndërmarrja e veprime hetimore dhe veprime të tjera operative të kryera nga njësiti i hetimeve të stacionit të Obiliqit, ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve; F. B, 26 vjeç, (mashkull), A.K, 22 vjeç, (mashkull) dhe R.H, 34 vjeç, (mashkull), të cilët me vendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh, si vijimësi e fazave të mëtejme të procesit hetimor”, thuhet në njoftim.