Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Arrestohet 17 vjeçari në Vlorë, iu gjetën 10 qese me kokainë

GD
Gazeta Demos12 prill 2026 në 12:36
Arrestohet 17 vjeçari në Vlorë, iu gjetën 10 qese me kokainë

Një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike është goditur në qytetin e Vlorës, ku dy adoleshentë dyshohet se furnizonin me drogë bashkëmoshatarët e tyre.

Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në kuadër të kontrolleve të intensifikuara për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Bazuar në informacione operative, efektivët ushtruan kontrolle në disa zona të qytetit, si dhe në akset kryesore rrugore, shkruajnë mediat shqiptare.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, në lagjen “Pavarësia”, u ndaluan dhe u kontrolluan dy të mitur të dyshuar për shpërndarje droge. Nga kontrolli fizik ndaj 17-vjeçarit me iniciale D.M., policia gjeti në çantën e tij dhe në mbajtësen e kufjeve 10 doza të mbështjella me qese plastike, të dyshuara si kokainë. Gjithashtu, në xhepin e tij u sekuestrua edhe një sasi kanabisi e mbështjellë me letër alumini.

Të gjitha lëndët narkotike u sekuestruan si prova materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë 17-vjeçarin, ndërsa 16-vjeçari u lirua në procedurë të rregullt.

Kokaina

Më shumë nga Lajme

  • 11:24Mësimi nis më 1 shtator, nuk priten greva
  • 10:56Aktakuzë ndaj tre personave për kontrabandim të 10 shtetasve të Egjiptit
  • 10:56SHBA përsërit thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë
  • 10:55“Ky na qenka tranzicioni energjetik”, Hoti kritikon qeverinë: Eksportojmë thëngjill, importojmë rrymën
  • 10:22KUR MERITA KTHEHET NË ILUZION TË DIJES