Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Arrestohet dhe ndalohet polici në Pejë, dyshohet se rrahu gruan e tij

GD
Gazeta Demos6 prill 2026 në 12:47
Arrestohet dhe ndalohet polici në Pejë, dyshohet se rrahu gruan e tij

Inspektorati Policor i Kosovës, ka arrestuar një zyrtar policor nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “dhunë në familje”.

Sipas njoftimit zyrtar, IPK-ja ka pranuar mbrëmjen e kaluar informacione se një zyrtar policor, jashtë detyrës zyrtare, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij në Pejë.

“Menjëherë pas pranimit të informacionit, hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë reaguar duke dalë në vendin e ngjarjes dhe duke intervistuar viktimën. Pas ndërmarrjes së veprimeve fillestare hetimore, rasti është konsultuar me prokurorin kompetent, i cili ka vendosur masën e ndalimit për 48 orë ndaj zyrtarit policor të dyshuar. Në kuadër të procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar nga detyra”, shkruan në njoftim.

IPK ka bërë të ditur se hetuesit, në koordinim të plotë me Prokurorinë, do të vazhdojnë ndërmarrjen e veprimeve të tjera hetimore me qëllim të ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që lidhen me këtë rast.

Më shumë nga Lajme

  • 14:47Haxhiu shpreh ngushëllime për policin Altin Kryeziu, bën thirrje për kujdes në komunikacion
  • 14:28Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas
  • 14:27“Rrethanat e paparashikuara” anuluan takimin e Kurtit me komandantin e KFOR-it – çka po ndodh me “tranzicionin” në Urën e Ibrit?
  • 14:13Shqiptari qëllon për vdekje të dashurën dhe më pas veten në Athinë
  • 13:44Muharremi thotë se pushteti duket më i frikësuar nga protesta e AAK-së se nga ato t’PDK-së: Ka më shumë policë