Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Arrestohet ish i pandehuri në rastin Brezovica, kërcënoi dëshmitarin

GD
Gazeta Demos23 mars 2026 në 10:10
Arrestohet ish i pandehuri në rastin Brezovica, kërcënoi dëshmitarin

Prokuroria e Ferizajt ka ndaluar të hënën R.K., ish të pandehur në rastin Brezovica, për kërcënim me vrasje të dëshmitarin bashkëpunues të Prokurorisë.

R.K. është ndaluar për 48 orë si i dyshuar për frikësim gjatë procedurës penale dhe armëmbatje paleje.

Ish i pandehuri në rastin Brezovica, dyshohet se e kanosi dëshmitarin të shtunën në një dasmë në restorantin ‘Mero’ në Fushë Kosovë.

“I pandehuri R.K., më 21 Mars 2026, në restaurantin “Mero” cili gjendet në fshatin Uglar- Komuna -Fushë Kosovë, ka kanosur seriozisht se do ta vras të dëmtuarin i cili ishte i pranishëm në një dasëm, me fjalët ‘vetëm qenke me femijë se pa të vra në këtë vend nuk e kisha lan, i cili është edhe dëshmitar bashkëpunues në çështjen penale të njohur si ‘Brezovica’ me qëllim të frikësimit të tij që të përmbahet nga dhënia e deklaratave në këtë çështje penale e cila është në shqyrtim gjyqësor në Gjykatën Themelore në Pejë”, tha Prokuroria në një njoftim për media.

Prokuroria Themelore në Ferizaj tha se ndaj të dyshuarit do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatë.

Brezovica

Më shumë nga Lajme

  • 22:40Raporti: Irani ka ekzekutuar 900 persona që nga protestat e janarit
  • 22:25Shtufi rrëfen vizitën e Riza Salihut pas vrasjes së Gërvallës e Zekës: Erdhi të kërkonte alibi
  • 22:16Vrasja e Jusuf Gërvallës, Buxhovi: Mbeti çeshtje e padefinuar nga drejtësia gjermane
  • 22:14“Do të dalim në rrugë”, Kadrijaj paralajmëron protesta: Kurti po e interpreton Kushtetutën sipas qejfit
  • 22:03Cilat ngjarje lanë gjurmë në memorien e Buxhovit si fëmijë?