Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Arrestohet në flagrancë një zyrtar publik i dyshuar për marrje ryshfeti

GD
Gazeta Demos14 korrik 2025 në 20:27
Arrestohet në flagrancë një zyrtar publik i dyshuar për marrje ryshfeti

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë kompetente, ka realizuar sot një operacion të suksesshëm lidhur me një rast të dyshuar për korrupsion.

Policia ka ndërhyrë në momentin e pranimit të shumës së dyshuar si ryshfet, duke e arrestuar personin në flagrancë. Gjatë operacionit, tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale të rëndësishme që lidhen me rastin.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë.

Njoftimi i plotë nga Policia:

Arrestohet në flagrancë një zyrtar publik i dyshuar për marrje ryshfeti

Prishtinë, 14 korrik 2025

Policia e Kosovës, Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, në koordinim me Prokurorinë kompetente, sot ka ndërmarrë veprime operative lidhur me një rast të dyshuar për marrje ryshfeti. Gjatë veprimeve hetimore është siguruar dëshmi relevante që çojnë në dyshimin se një zyrtar publik ( i gjendjes civile) ka kërkuar dhe pranuar para në këmbim të një shërbimi zyrtar. Policia ka ndërhyrë në momentin e pranimit të shumës së dyshuar si ryshfet dhe ka arrestuar personin në flagrancë. Tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar provat materiale relevante për rastin. I njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë. Rasti është cilësuar si “Marrje e ryshfetit”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 14:54Hamza: Pres që çështja e Ligjit të Speciales të përmbyllet në takimin e radhës me Kurtin
  • 14:54Lladrovci takon Konjufcën: Kemi biseduar si bëhet Kosova më mirë
  • 14:01I takonte Grupit të Intelektualëve, i jepet lamtumira e fundit Adem Beqirit
  • 13:54Deliu-Kodra: PDK i ka në dispozicion 22 votat për Presidentin nëse votohet Ligji për Specialen
  • 12:49Nëse ligji i ri hyn në fuqi, Cali e Pjetër Shala kthehen në Kosovë për vuajtje të dënimit – detaje tjera të propozuara për Specialen