Një person është arrestuar në pikën kufitare Jarinjë, në Leposaviq, pasi ishte i kërkuar në lidhje me një rast të falsifikimit të dokumenteve.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, arrestimi është bërë më 17 gusht, rreth orës 12:20.
Pas arrestimit, me urdhër të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar 45 fishekë, si dhe disa pjesë të uniformës së Policisë së Kosovës.
