Një person ka rënë në pranga për sulm seksual në Lipjan.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor të së hënës, ku thuhet se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, shkruan Insajderi.

Lipjan 19.10.2025-15:40. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.