Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Arrestohet një person në Gjakovë për veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë’’

GD
Gazeta Demos29 prill 2026 në 16:47
Arrestohet një person në Gjakovë për veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë’’

Gjatë ditës së sotme përmes kanaleve zyrtare të Policisë së Kosovës, është pranuar informata për një vjedhje në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë.

Njësitë patrulluese i janë përgjigjur thirrjes menjëherë, mirëpo personi i dyshuar (mashkull, i moshës madhore) ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Lidhur me këtë zyrtarët policorë kanë nisur menjëherë grumbullimin e informacioneve dhe përshkrimit të personit për të bërë të mundur identifikimin dhe lokalizimin e tij.

Falë reagimit të shpejtë dhe punës operative hetimore, pas një kohe të shkurtër, u arrit të ndalohej i dyshuari në një lokacion tjetër të qytetit.

Gjatë kontrollit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar mjetet që dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprës penale, së bashku me mjetet monetare të vjedhura.

I dyshuari B. K., i cili dyshohet se është i përfshirë edhe në disa raste të tjera të vjedhjeve, është intervistuar nga zyrtarët e Sektorit të Hetimeve dhe në koordinim me prokurorin e Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti “Vjedhje e rëndë” dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 16:40Kapet në Turqi kosovari i kërkuar nga Gjermania, dyshohet për tri vepra penale
  • 16:38Motra e Erion Vishkullit mohon ndihmën e shtetit për kurimin në Itali: E dërguam me kursimet tona
  • 16:37​Avokati i njohur serb kërkon hetime për votat e blera nga Vuçiq
  • 16:24​Çmimet e derivateve, kjo është gjendja e sotme
  • 16:21Tensione para Kryeministrisë, protestuesit u vënë flakën karrigeve të dialogut