Një person në Podujevë ka rënë në prangat e policisë.
I njëjti u arrestua pasi pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik, ka fyer dhe kanosur zyrtarët policorë.
Sipas raportit 24 orësh, pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
