Një person ka përfunduar në pranga, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur kokainë (16.03 gram) dhe para në vlerë prej 1 mijë e 285 euro.
Po ashtu atij iu konfiskua edhe një telefon celular.
I dyshuari u ndalua nga njësiti policor, derisa ky ishte duke vozitur veturën e tij.
Njoftimi:
POSEDIM I PAUTORIZUAR I SUBSTANCAVE NARKOTIKE
Rr. Nekibe Kelmendi, Prishtinë / 04.10.2025 – 02:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa kishte qenë duke drejtuar veturën ishte ndaluar nga njësiti policor dhe gjatë kontrollit në trup- xhemper i janë gjetur dhe konfiskuar 16.03 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit kokainë. Të dyshuarit ju ka konfiskuar një telefon celular dhe 1285 euro para të gatshme dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.