Një zyrtar policor është arrestuar pasi dyshohet se i njëjti, jashtë detyrës zyrtare me veturë private e ka shkaktuar aksidentin në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, ku vdiq një 53-vjeçar.
Sipas njoftimit, viktima L.S., ishte staf civil në Policinë e Kosovës, teksa zyrtarit policor i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orëve.
“Aksidenti raportohet se ka ndodhur në rrugën Nacionale Prishtinë-Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Llazarevë, ku një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare duke qarkulluar me veturën private ka shkaktuar aksident trafiku me fatalitet, ku si pasojë e aksidentit fatkeqësisht ka vdekur qytetari L.S (staf civil në Policinë e Kosovës)”.
