Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Arsenal armësh ilegale zbulohet në Zubin Potok, Policia del me komunikatë

GD
Gazeta Demos18 prill 2026 në 19:03
Arsenal armësh ilegale zbulohet në Zubin Potok, Policia del me komunikatë

Falë bashkëpunimit të vazhdueshëm të qytetarëve me Policinë e Kosovës, janë zbuluar dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme armësh dhe pajisjesh ilegale në dy lokacione të ndryshme në komunën e Zubin Potok.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti i parë ka ndodhur në fshatin Paljevo, ku pas pranimit të informatave nga qytetarët, njësitë policore të Drejtorisë Rajonale Mitrovicë Veri kanë realizuar kontroll në një hambar. Aty janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë e tipit Zastava M59, municion i kalibrave të ndryshëm si dhe një uniformë ushtarake me simbole të shtetit serb.

Ndërkohë, në rastin e dytë, po në të njëjtin fshat por në një lokacion tjetër, policia ka ndërhyrë në një shtëpi të braktisur ku është zbuluar një arsenal edhe më i madh. Mes armëve të sekuestruara janë një zollë, trombllona, granata dore M75, dy armë automatike AK-47, karikatorë dhe dhjetëra fishekë të kalibrave të ndryshëm, si dhe pajisje të tjera si thika taktike.

Njoftimi i Policisë:

Bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë e Kosovës çon në zbulimin e një sasie tjetër të mjeteve ilegale në Zubin Potok

Mitrovicë Veri , 18.04.2026

Falë bashkëpunimit dhe informacioneve të ndara nga qytetarët me Policinë e Kosovës, është arritur zbulimi i mjeteve të dyshuara ilegale në dy lokacione në komunën e Zubin Potokut.

Rasti I Më datë 18.04.2026, njësitë policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri kanë pranuar informacion se në fshatin Paljevo komuna Zubin Potok mund të ketë mjete të dyshuara ilegale. Pas kontrollit të realizuar nga policia, në një hambar janë gjetur dhe sekuestruar: 1 pushkë Zastava M59 3 fishekë 7.62 mm 165 fishekë 7.92 mm Uniform ushtarke me logo te shtetit te Serbis

Rasti II Më datë 18.04.2026, njësitë policore gjatë kryerjes së detyrave dhe kontakteve të vazhdueshme me qytetarët kanë pranuar informacion se në të njejtin fshat në një lokacion tjetër mund të ketë mjete ilegale. Pas kontrollit të realizuar nga policia, në një shtëpi të braktisur janë gjetur dhe sekuestruar: 1 zollë 2 trombllona 2 granata dore M75 2 armë AK-47 9 karikator 90 fishekë për armë të gjatë 79 fishekë 11.53 mm 2 thika taktike 3 fishekë

Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Lidhur me këto raste nuk ka persona të arrestuar.

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe i fton që të vazhdojnë të raportojnë çdo rast të dyshuar në numrin 192.

Saradnja građana sa Policijom Kosova dovodi do otkrivanja još jedne količine ilegalnih sredstava u Zubinom Potoku

Zahvaljujući saradnji i informacijama koje su građani podelili sa Policijom Kosova, otkrivena su sumnjiva ilegalna sredstva na dve lokacije u opštini Zubin Potok.

Slučaj I Dana 18.04.2026. godine, policijske jedinice iz Regionalne direkcije policije Severna Mitrovica primile su informaciju da u selu Paljevo, opština Zubin Potok, može biti sumnjivih ilegalnih sredstava. Nakon izvršene kontrole, u jednom ambaru pronađeno je i zaplenjeno: 1 puška Zastava M59 3 metka kalibra 7.62 mm 165 metaka kalibra 7.92 mm vojna uniforma sa oznakama države Srbije

Slučaj II Dana 18.04.2026. godine, policijske jedinice su tokom obavljanja dužnosti i stalnih kontakata sa građanima primile informaciju da se u istom selu, na drugoj lokaciji, mogu nalaziti ilegalna sredstva. Nakon izvršene kontrole, u jednoj napuštenoj kući pronađeno je i zaplenjeno: 1 zolja 2 tromblona 2 ručne bombe M75 2 puške AK-47 9 okvira 90 metaka za dugo oružje 79 metaka kalibra 11.53 mm 2 taktička noža 3 metka

Sve preduzete radnje su predstavljene državnom tužiocu, koji je naložio pokretanje slučaja „Neovlašćeno držanje, kontrola ili posedovanje oružja“. U vezi sa ovim slučajevima nema uhapšenih lica.

Policija Kosova zahvaljuje građanima na kontinuiranoj saradnji i poziva ih da nastave da prijavljuju svaki sumnjivi slučaj na broj 192.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 23:49Policia ndalon transportuesit e marihuanës në Mitrovicë, të dyshuarit sulmuan zyrtarët
  • 23:28Vuçiqi shpërthen ndaj Komandantit të KFOR-it pasi Urën e Ibrit tani do ta ruajë Policia e Kosovës
  • 23:10Përplasja për Ibrin, Vuçiç i përgjigjet BE-së
  • 22:2224 vatra zjarri për një ditë në Shqipëri, 8 ende aktive
  • 22:15Lushaku-Sadriu kritikon VV-në: Jemi me një parti fituese që nuk është në gjendje të gjejë zgjidhje politike