Kandidatja e PDK-së për kryetare të Pejës, Arta Vokshi Nallbani, së bashku me kandidaten për Asamblenë Komunale, Edonjeta Berisha, vizituan sot plantacionin e boronicave Boost Berries SH.P.K. në fshatin Vitomiricë. “Sot bashkë me kandidatën për Asamble, znj. Edonjeta Berisha, vizituam Boost Berries SH.P.K. në Vitomericë të Pejës, një plantacion boronicash prej 25 hektarësh, e që është dëshmi e potencialit të jashtëzakonshëm që ka bujqësia jonë. Boost Berries po dëshmon se vendi ynë mund të prodhojë cilësi të lartë dhe të garojë në tregjet e mëdha.
Si një ndër sfidat që u përmenden ishte edhe mungesa e agronomëve në komunën tonë.
Si kandidate për kryetare të Pejës, angazhimi im është të mbështes fermerët dhe bizneset bujqësore përmes: ✅ Subvencionimit dhe stimulimit për angazhimin e agronomëve ✅ Forcimit të lidhjes mes Universitetit, ekspertëve dhe sektorit privat ✅ Krijimit të kushteve më të mira për zhvillimin e agro-bizneseve, si Boost Berries, që jo vetëm prodhojnë, por edhe promovojnë Pejën jashtë kufijve
