Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“As takime me Kurtin, as koncesione”, thotë Hoxhaj

GD
Gazeta Demos8 korrik 2026 në 21:47
“As takime me Kurtin, as koncesione”, thotë Hoxhaj

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova se, sipas tij, PDK-ja duhet të ketë një qëndrim të qartë politik përballë situatës aktuale në vend.

Hoxhaj ka thënë se, nëse sipas tij, vendi përballet me një pushtet që synon ndryshimin e rendit kushtetues dhe dobësimin e partive tradicionale, atëherë PDK-ja duhet të pozicionohet përballë këtij zhvillimi.

Ai tha se partia e tij duhet të deklarohet se nuk u përgjigjen thirrjeve të Albin Kurtit për takime dhe as nuk bëjnë koncesione.

“Nëse ne kemi një pushtet politik i cili në thelb është autokraci elektorale, i cili dëshiron ta përmbysë rendin kushtetues, i cili shkon nga zgjedhjet në zgjedhje për t’i shkatërruar partitë e vjetra politike, sikurse thotë z.Kurti, duhet t’i pensionojmë partitë e vjetra politike, unë jam i bindur që Partia Demokratike e Kosovës shërbimin më të mirë që mund t’ia bëjë vendit është që të pozicionohet prej fillimit që as nuk shkojmë në takime, as nuk bëjmë koncesione, as nuk na intereson zgjedhja e presidentit, dhe shohim se në çfarë forme, kurdo që mbahen zgjedhjet, i fitojmë zgjedhjet dhe e udhëheqim qeverinë”, deklaroi ai. Sipas tij, diskutimi nuk duhet të fokusohet në formën e komunikimit apo mënyrën e ftesave për takime.

“Po tash koha do të tregojë se cili do të jetë qëndrimi i PDK-së. Z.Hamza është kryetar i PDK-së dhe jep qëndrimin e PDK-së. Unë po jap qëndrimin se si e shoh interesin e PDK-së. Nuk mendoj që këtu tema është a ftohesh me SMS apo të fton me letër, a të fton me pikat e takimit, me pika apo pa pika të takimit”, u shpreh ndër të tjera Hoxhaj.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 21:12Agron Statovci kërkon falje dhe tërhiqet nga komentet për Ganimete Musliun
  • 21:06Gashi i LDK-së: Ky është fillimi i fundit politik të Kurtit
  • 20:45Një shtetas i Kosovës arrestohet në Greqi, i gjenden 324 kg kanabis
  • 20:31GazetaDemos sjell rrëfimet e grave nga Burgu i Lipjanit: Veprat, jeta pas katër mureve dhe shpresat për të ardhmen
  • 20:31Varret masive në Zubin Potok -Mostrat do të dërgohen për testim të ADN-së në Holandë