Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Asambleisti më i votuar i PDK-së në Drenicë reagon ashpër: Në çdo fushatë, gojën e kanë plot me UÇK-në, ndërsa aty ku duhet të tregojnë veten, i harrojnë çlirimtarët

GD
Gazeta Demos22 tetor 2026 në 22:05
Asambleisti më i votuar i PDK-së në Drenicë reagon ashpër: Në çdo fushatë, gojën e kanë plot me UÇK-në, ndërsa aty ku duhet të tregojnë veten, i harrojnë çlirimtarët

Fikret Rexhepi, asambleisti më i votuar nga PDK në Drenicë, ka dalë me reagim të ashpër pas zhvillimeve të fundit në lidhje me Ligjin për Specialen, shkruan GazetaDemos

Familjari i dy heronjëve Rexhepi ka shkruar se pret nga deputetët e PDK-së në Kuvend që të reflektojnë mbi përgjegjësit e tyre politike, duke shtuar se partia duhet të jetë transparente para qytetarëvë në lidhje me Ligjin për Specialen.

"Në çdo fushatë, gojën e kanë plot me UÇK-në, ndërsa aty ku duhet të tregojnë veten, i harrojnë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin! I harrojnë njerëzit që sakrifikuan gjithçka për lirinë e Kosovës. I harrojnë obligimet dhe detyrat e tyre si deputetë, aq sa sot qytetarët, me të drejtë, e vënë në dyshim nëse këta deputetë e kuptojnë vërtet se për çfarë shkojnë në Kuvend", u shpreh ai.

Rexhepi u shpreh se vlerat e UÇK-së u përdorën për pazare politike, e kjo gjë është e pafalshme.

"Nëse deputetët nuk janë në gjendje t’i përfaqësojnë këto vlera, atëherë nuk e meritojnë besimin e qytetarëve. Qytetarët nuk ua dhanë votën për t’i zënë karriget e për të përfituar një pagë personale, por për t’i përfaqësuar me dinjitet", thuhet në postimin e tij në Facebook.

Postimi i plotë:

KUR HARROHEN IDEALET, POLITIKA REDUKTOHET NË INTERES TË PASTËR PERSONAL!

Pres nga deputetët e zgjedhur të Partisë Demokratike të Kosovës që të reflektojnë mbi përgjegjësinë e tyre politike, të japin kontributin e tyre në përputhje me premtimet që ua kanë dhënë votuesve dhe, mbi të gjitha, të jenë vigjilentë kur është në pyetje ideali kombëtar dhe shtetëror. Partia Demokratike e Kosovës duhet të jetë transparente para qytetarëve për gjithçka që ka të bëjë me Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Në çdo fushatë, gojën e kanë plot me UÇK-në, ndërsa aty ku duhet të tregojnë veten, i harrojnë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin! I harrojnë njerëzit që sakrifikuan gjithçka për lirinë e Kosovës. I harrojnë obligimet dhe detyrat e tyre si deputetë, aq sa sot qytetarët, me të drejtë, e vënë në dyshim nëse këta deputetë e kuptojnë vërtet se për çfarë shkojnë në Kuvend.

Ne nuk ju votuam që Albin Kurtit t’i zgjatet mandati qeverisës. Ne ju votuam që të vazhdoni të angazhoheni për të mirën e Kosovës.

Vlerat e UÇK-së u përdorën për pazare politike. Kjo është e pafalshme dhe për këtë faturën do ta paguani shtrenjtë!

PDK-ja nuk mund të kërkojë besimin e qytetarëve duke u mbështetur vetëm në historinë e saj, ndërkohë që, përballë vendimeve të rëndësishme, shmang përgjegjësinë. Historia nuk duhet të përdoret vetëm kur kërkohen vota; ajo kërkon qëndrim, parime dhe guxim, edhe në momentet më të vështira.

PDK-ja votohet për këto vlera, prandaj servilizmi politik nuk falet lehtë.

Nëse deputetët nuk janë në gjendje t’i përfaqësojnë këto vlera, atëherë nuk e meritojnë besimin e qytetarëve. Qytetarët nuk ua dhanë votën për t’i zënë karriget e për të përfituar një pagë personale, por për t’i përfaqësuar me dinjitet.

Kosova është më e madhe se çdo parti, liria është më e shtrenjtë se çdo mandat dhe parimet jetësohen vetëm atëherë kur nuk sakrifikohen për pushtet!

harrojnëkanëduhet

Të ngjashme

Haxhiu: Krejt kryesia e PDK-së duhet të japë dorëheqje sonte, deri në orën 24:00, është koha për përgjegjësi

Haxhiu: Krejt kryesia e PDK-së duhet të japë dorëheqje sonte, deri në orën 24:00, është koha për përgjegjësi

18:43
Haradinaj për Ligjin e Speciales: Nëse kthehet në Kuvend, duhet të ashpërsohet e jo të zbutet

Haradinaj për Ligjin e Speciales: Nëse kthehet në Kuvend, duhet të ashpërsohet e jo të zbutet

16:35
Musliu: Deputetët duhet ta rishqyrtojnë Ligjin për Specialen nëse presidentja e kthen në Kuvend

Musliu: Deputetët duhet ta rishqyrtojnë Ligjin për Specialen nëse presidentja e kthen në Kuvend

13:31
Vitia: Invalidët e luftës nuk duhet të presin për proteza, shteti mbulon të gjithë shumën

Vitia: Invalidët e luftës nuk duhet të presin për proteza, shteti mbulon të gjithë shumën

11:37

Më shumë nga Lajme

  • 22:54Abdixhiku: Vendimi në Hagë s’e dënon UÇK-në, gabim të thuhet kjo
  • 22:33Bashkëpunimi Ukrainë-Finlandë, Zelensky: Marrëveshja për dronët po jep rezultate
  • 22:30Limaj kritikon mënyrën si u veprua me ligjin për Specialen: Është zgjedhur rruga më e keqe
  • 22:23Ish-Këshilltari i Veselit, Avni Bytyçi: Pretendim i rrejshëm se jam i përfshirë në tërheqjen e ligjit për ta sulmuar Grudën
  • 22:18Vdekja e pacientes nga kanceri, Reshitaj: Të ketë hetim të plotë dhe përgjegjësi institucionale