Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të jetë e pranishme në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, që do të nis punimet nga java e ardhshme dhe do të zgjasë deri në fund të muajit shtator.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Presidencës së Republikës së Kosovës, Bekim Kupina. Ai ka thënë se Osmani do të jetë në Nju Jork për takime me homologë dhe aktivitete të tjera përgjatë javës së Nivelit të Lartë të mbledhjes se Asamblesë së Përgjithshme.
