Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

AShAK: Kundërshtojmë përpjekjet për relativizimin e gjenocidit serb mbi popullatën civile në Kosovë

GD
Gazeta Demos10 shkurt 2026 në 16:50
AShAK: Kundërshtojmë përpjekjet për relativizimin e gjenocidit serb mbi popullatën civile në Kosovë

Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (AShAK) ka shprehur shqetësimin e thellë mbi propozimin e Zyrës së Prokurorit Special për dënimin e katër figurave udhëheqëse të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, ish-President i Republikës së Kosovës; Kadri Veseli, ish-Kryetar i Kuvendit; Jakup Krasniqi, ish-Kryetar i Kuvendit; dhe Rexhep Selimi, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës.

Kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale të Kosovës në Hagë, Kimberly West, ka kërkuar dënim nga 45 vjet burgim për secilin nga katër të akuzuarit.

E kryesia e AShAK, në reagimin dërguar mediave, vlerëson se “ky proces duhet të zhvillohet në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare të drejtësisë dhe të garantojë të drejtat e njeriut, siç janë të përcaktuara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut”.

Çdo shmangie nga këto standarde, sipas AShAK-ut, paraqet influencë politike që lëndon legjitimitetin dhe paanshmërinë e procesit gjyqësor.

Tutje, AShAK-u thekson edhe rëndësinë historike dhe morale të luftës çlirimtare të UÇK-së, e thotë se cila u zhvillua për mbrojtjen e popullatës civile dhe çlirimin e Kosovës.

“Kontributi i tyre ka qenë vendimtar në këtë proces historik dhe nuk mund të relativizohet apo të stigmatizohet në kuadër të një procesi që mund të ketë motive politike”, thotë AShAK në këtë reagim.

Kryesia e AShAK-ut tha se kundërshton çdo përpjekje për relativizimin e gjenocidit serb mbi popullatën civile në Kosovë.

Sipas AShAK-ut, lufta e UÇK-së dhe sakrificat e shqiptarëve për lirinë e Kosovës janë pjesë e historisë së dokumentuar dhe nuk mund të mohohen ose të keqinterpretohen për çfarëdo qëllimesh të tjera. “Çdo përpjekje për të stigmatizuar luftën çlirimtare përmes interpretimeve të njëanshme, paraqet një kërcënim ndaj kujtesës historike dhe drejtësisë kolektive të popullit të Kosovës”.

Në këtë reagim, kryesia e AShAK-ut ka propozuar që institucionet e Kosovës të ndërtojnë mekanizma të pavarur për monitorimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut nga Gjykata Speciale, duke siguruar transparencë, llogaridhënie dhe respektimin e standardeve ndërkombëtare të drejtësisë. Kjo, sipas AShAK-ut, do të kontribuonte për mbrojtjen e të drejtave të individëve të përfshirë në proces, por edhe për ruajtjen e vlerave historike të luftës së popullit të Kosovës.

“Kryesia e ASHAK-ut vlerëson se kjo qasje është jetike për funksionimin e institucioneve demokratike të Kosovës, për ruajtjen e kujtesës historike dhe për forcimin e sundimit të ligjit. Akademia mbetet e gatshme të ofrojë ekspertizën e saj për të ndërtuar mekanizma monitorimi dhe analiza shkencore, të cilat do të sigurojnë që çdo proces gjyqësor të zhvillohet me drejtësi, paanshmëri dhe respekt për vlerat historike dhe qytetarinë e vendit”, u tha në reagimin e Kryesisë së Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

ZPS

Më shumë nga Lajme

  • 20:35Me flamur të Serbisë në krah, ky është serbi që u arrestua sot nga Policia e Kosovës
  • 20:33“Edhe 30 ditë deri te verdikti”, Lushtaku: Ditë të mira po i vijnë Kosovës
  • 20:32Vakti i turshive, Vjosa Osmani shkon te Fahrija në Krushë
  • 20:3134 lokacione të reja me kamera në Prishtinë, së shpejti vendosen edhe radarët
  • 20:31Rama: Prishtina dhe Sarajeva riafirmojnë bashkëpunimin