Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Ashpërsohet propaganda serbe ndaj liderëve të UÇK-së

GD
Gazeta Demos27 gusht 2026 në 20:37
Ashpërsohet propaganda serbe ndaj liderëve të UÇK-së

Ora drejt verdiktit të Hagës po numëron mbrapsht, por paralelisht me këtë pritje, makineria e propagandës në Beograd po ecën drejt ashpërsimit. Fushata agresive mediale dhe politike po kulmon duke ricikluar të njëjtat narrativa hegjemoniste të vjetra, me synimin që luftën çlirimtare të Kosovës, ta paraqesë si një “'ndërmarrje kriminale'.

Në këtë klimë propagandistike, televizioni shtetëror i Serbisë, RTS, po i kushton hapësirë pothuajse të përditshme narrativës që lidhen me serbët kosovarë.

I fundit që u shfaq ishte edhe Milovan Drecun, i cili njihet si një nga mbledhësit e dosjeve kundër UÇK-së, tani në krye të Komisionit për Mbrojtje dhe Punë të Brendshme në Kuvendin serb. Pretendimet e tij se një vendim fajësues ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të nxisë zemërimin e shqiptarëve ndaj serbëve në Kosovë, veçanërisht ndaj atyre që jetojnë në veri, tregon qartë se aktgjykimin pritet me ankth në Serbi, sepse përmbyllja e procesit të shekullit pritet të zbardhë përfundimisht të vërtetën përballë fabrikimeve të qëllimshme politike.

“Serbia ka angazhuar të gjitha mediat e saj po ashtu edhe në arenën ndërkombëtare me mediat e ndryshme bashkëpunuese dhe influencerëv të ndryshëm që sa ma shumë të shpërndaj propaganda ndaj ish krerëve të saj të cilët gjenden në Hagë dhe në këtë formë të krijoj narrativen dhe bindje publike se çdo vendim i cili merret për lirimin e tyre është vendin kundër të drejtave të njeriut pro terroristëve dhe kundër Serbisë”, tha për RTK, Gurakuq Kuçi, institute “Octopus”.

Kjo strategji e frikësimit dhe alarmimit të opinionit publik mbetet vetëm vazhdimësi e përpjekjeve të Serbisë për të ndërtuar një narrativë të rreme të destabilizimi, duke shfrytëzuar serbët kosovarë që paraqiten si të rrezikuar.

"Kanë qenë pozita shumë të larta shtetërore kur janë garantuar të gjitha të drejtat për serbët dhe nuk ka pasur asnjë telashe asnjë serbë sa i përket pushtetit dhe shtetit tonë të drejtë dhe demokratik. Prandaj kjo është propagandë shumë e shëmtuar dhe propagandë e keqe”, tha Fatmir Sopi, nënkryetar i OVL të UÇK-së.

Dhe ndërsa ora drejt 16 shtatorit vazhdon të numërojë mbrapsht, në Beograd duket se propaganda po e rrit ritmin, duke e kthyer edhe një herë luftën e Kosovës dhe procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në instrument të betejës politike dhe propagandistike të Serbisë./RTK

ndajuçk-sëpropaganda

Të ngjashme

Çitaku shpreson që katërshja e UÇK-së të kthehet e lirë: Verdikti do të ketë pasoja për të ardhmen

Çitaku shpreson që katërshja e UÇK-së të kthehet e lirë: Verdikti do të ketë pasoja për të ardhmen

22:10
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, ndryshohet aktakuza ndaj Xhelal Sveçlës

Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, ndryshohet aktakuza ndaj Xhelal Sveçlës

10:05
Barcelona dyfishon shifrat ndaj Bilbaos

Barcelona dyfishon shifrat ndaj Bilbaos

22:55
Specialja cakton datat e fjalëve përfundimtare në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, seancat nisin më 10 shtator

Specialja cakton datat e fjalëve përfundimtare në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, seancat nisin më 10 shtator

15:26

Më shumë nga Lajme

  • 23:58Tornadoja “shkund” Italinë, rreth 40 persona të lënduar
  • 23:50Deliu-Kodra: Kurti po i bllokon qëllimshëm institucionet, s’ndalemi deri në reflektim
  • 23:41Presidenti i Iranit: Të gatshëm ta rihapim Ngushticën e Hormuzit, nëse SHBA-ja përmbush kushtet
  • 23:23Rinia e PDK’së nesër zhvillon aksion simbolik para hyrjes së qeverisë
  • 23:18Diell, vapë dhe reshje shiu – kështu do të jetë moti gjatë fundjavës