Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

ASK: Afër 7 milionë vizitorë në Kosovë gjatë vitit 2024

GD
Gazeta Demos13 qershor 2025 në 16:42
ASK: Afër 7 milionë vizitorë në Kosovë gjatë vitit 2024

Numri total i vizitorëve të jashtëm që kanë hyrë në territorin e Kosovës gjatë periudhës janar – dhjetor 2024 ishte 6 milionë e 938 mijë e 227, bazuar në të dhënat e grumbulluara nga pikat kufitare, ka njoftuar Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) të premten.

ASK -ja bëri të ditur të dhënat në kuadër të hulumtimit të Hotelerisë dhe Turizmit.

“Numri i net-qëndrimeve ishte 1 milionë e 522 mijë e 890, prej tyre 45,6% nga vendorët dhe 54,3% nga të huajt”, thuhet në tabelën e prezantuar nga agjencia.

Sipas ASK-së, më shumë vizitorë kishte në vitin 2024 sesa në vitin 2023.

“Në vitin 2024, numri i vizitorëve vendorë është rritur për 4,2% në raport me vitin 2023, kurse net-qëndrimet vendore janë ulur për (-13,2%). Ndërsa, ka rritje të vizitorëve të jashtëm për rreth 18,3%, kurse net-qëndrimet e tyre janë rritur për 10,9% në raport me vitin paraprak”, thuhet në njoftim.

Sipas ASK-së, numrin më të madh të vizitorëve të brendshëm e ka rajoni i Prishtinës me 205,405 vizitorë, ndërkaq numrin më të madh të net-qëndrimeve e ka rajoni i Pejës me 591 mijë e 673 net-qëndrime.

ASK-ja ka thënë se sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (2023), ka rritje të vizitorëve për 18,3%.

“Në total ishin 423 mijë 282 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Turqia etj”, thuhet në njoftim.

Më shumë nga Lajme

  • 14:29Arrestohet në Rinas 43-vjeçari nga Gjakova, kërkohej nga Spanja për trafik droge
  • 14:06Zjarri më i madh në historinë e Belgjikës po i afrohet Gjermanisë
  • 13:19Dyert e mbyllura të Kuvendit, Administrata: Nuk kemi pranuar njoftim për seancë
  • 13:10Zelensky: Interceptorët evropianë nuk mund të qëndrojnë në depo
  • 13:0752 raste me fruth në Kosovë, IKShPK apelon për vaksinim