Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Asociacioni i Komunave për kërcënimet e Kurtit lidhur me buxhetin: Fyerje direkte për kryetarët

GD
Gazeta Demos3 nëntor 2025 në 10:04
Asociacioni i Komunave për kërcënimet e Kurtit lidhur me buxhetin: Fyerje direkte për kryetarët

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka shprehur keqardhje dhe shqetësim të thellë për deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, të cilat sipas asociacionit, përmbajnë gjuhë fyese dhe paragjykuese ndaj kryetarëve të komunave.

Në reagimin e këtij asociacioni thuhet se këto deklarata përbëjnë fyerje të drejtpërdrejtë për kryetarët.

“Deklarata e z.Kurti se “nuk do t’u jap para Kryetarëve që nuk dinë të punojnë apo që vjedhin” përbën jo vetëm një fyerje të drejtpërdrejtë për Kryetarët e Komunave dhe ata që janë në proces të zgjedhjes, të zgjedhur me votë të lirë, por edhe një cënim të parimeve themelore të barazisë institucionale dhe të vetëqeverisjes lokale në Republikën e Kosovës”.

“Që nga zgjedhjet lokale të vitit 2021 e deri më sot, asnjë Kryetar Komune nuk është me aktakuzë për vjedhje. Në anën tjetër, në nivel qendror ka raste të zyrtarëve, përfshirë edhe ministra apo zëvendësministra, ndaj të cilëve janë ngritur aktakuza. Prandaj, përgjithësime të tilla pa bazë faktike dëmtojnë padrejtësisht imazhin e pushtetit lokal dhe besimin e qytetarëve në institucionet komunale”.

AKK-ja gjithashtu rikujton se në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të këtij viti, qytetarët e Kosovës kanë zgjedhur Kryetarë nga të gjitha subjektet politike, pa balotazh, pra kjo është dëshmi e qartë e besimit të drejtpërdrejtë dhe të gjerë që qytetarët kanë ndaj udhëheqësve lokalë. Prandaj, është e arsyeshme të pyetet: a i përfshijnë deklaratat e Kryeministrit edhe këta Kryetarë të zgjedhur që në raundin e parë, përfshirë edhe ata nga partia e VV-së?”, thuhet në reagim.

AKK-ja ka thënë gjithashtu se vlerëson se ndarja e buxhetit është çështje e rregulluar me ligje e jo çështje dëshire e as mundësi për konsum elektoral.

“Shumica e Kryetarëve kanë qenë të pakënaqur me mënyrën e ndarjes së investimeve kapitale nga niveli qendror, të cilat bëhen nga ministritë e linjave. Këto investime nuk ndahen sipas formulave ligjore, ashtu siç ndahen grantet qeveritare, por sipas vendimeve politike dhe kritereve selektive, përfshirë ato partiake dhe etnike, duke krijuar pabarazi të dukshme mes komunave dhe duke cenuar parimin e trajtimit të barabartë. I nderuar z. Kurti, fondet publike janë të qytetarëve dhe ndahen për komunat sipas ligjeve në fuqi, jo sipas preferencave politike apo përkatësive etnike”.

“Ato duhet të shpërndahen me kritere të qarta, të barabarta dhe transparente, në përputhje me ligjin dhe me frymën e bashkëpunimit ndërinstitucional. AKK-ja apelon për respekt institucional, dialog konstruktiv dhe bashkëpunim ndërmjet niveleve të qeverisjes, në funksion të forcimit të demokracisë lokale dhe përmbushjes së standardeve të Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale. Pushteti lokal nuk kërkon privilegje, por respektim të ligjit dhe trajtim të barabartë për të gjitha komunat, pavarësisht përkatësive politike apo etnike”, përfundon reagimi i AKK-së.

Më shumë nga Lajme

  • 13:49Tahiri: Kuvendi jofunksional, kërkohet veprim i Prokurorisë
  • 13:38Osmani: Jemi në mbrojtje të Kushtetutës, qëndrimet i bëjmë publike pas mbledhjes
  • 13:19Veterani Agim Pllashniku fiton ndaj “Ibër-Lepencit”, gjykata urdhëron kthimin e tij në punë
  • 13:17Hoxhaj: PDK s’merr pjesë në takim me Kurtin, s’jemi të interesuar për marrëveshje
  • 13:15Aleanca pas pak mban konferencë të jashtëzakonshme për media në Kuvend