Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Associated Press e Reuters raportojnë për dëshminë e James Rubinit: Thaçi ishte “frontman” politik

GD
Gazeta Demos15 shtator 2025 në 16:24
Associated Press e Reuters raportojnë për dëshminë e James Rubinit: Thaçi ishte “frontman” politik

Dy prej agjencive më të mëdha ndërkombëtare të lajmeve, Associated Press (AP) dhe Reuters, kanë raportuar gjerësisht për dëshminë e ish-zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit gjatë luftës në Kosovë, James Rubin, në procesin gjyqësor kundër ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-udhëheqësve të tjerë të UÇK-së në Hagë.

Reuters, në një artikull prej 339 fjalësh, ka theksuar që në titull: “Ish-diplomati thotë në gjykimin për krime lufte në Kosovë se Thaçi nuk kontrollonte UÇK-në”. Në shkrim citohet Rubin, i cili dëshmoi se Thaçi nuk kishte autoritet mbi komandantët e luftës.

“Ishte e qartë për mua se ai nuk ishte në krye. Ai nuk kishte njohurinë, aftësitë ose autoritetin për të marrë vendime,” tha Rubin, duke shtuar se Thaçi ishte i angazhuar kryesisht në krahun diplomatik dhe duhej të merrte gjithmonë miratimin e komandantëve të UÇK-së.

Sipas Reuters, prokurorët pretendojnë se Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi kishin udhëhequr një fushatë të dhunshme kundër kundërshtarëve politikë dhe pakicave etnike, ndërsa Rubin përsëriti disa herë se Thaçi nuk kishte kontroll real mbi UÇK-në.

Nga ana tjetër, Associated Press e titulloi raportin e saj: “Ish-presidenti i Kosovës ‘nuk ishte në krye’ gjatë luftës, i thotë ish-zyrtari amerikan gjykatës”. Gazetari Mike Corder e përshkruan Thaçin si “frontman” politik të UÇK-së, por pa pushtet real.

AP rikujton se Rubin ishte pjesë e ekipit të ish-sekretares së Shtetit Madeleine Albright gjatë Konferencës së Rambujesë, si dhe i përfshirë në negociatat për çarmatosjen e UÇK-së. Ai dëshmoi të hënën (15 shtator 2025) si dëshmitari i parë i mbrojtjes së Thaçit.

Në raportim theksohet se procesi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së është më i madhi në Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe se shumë qytetarë në Kosovë e shohin atë si të padrejtë.

AP kujton gjithashtu se gjykata u themelua pas raportit të Këshillit të Evropës të vitit 2011, ndërsa prokuroria thekson se të akuzuarit po gjykohen vetëm për përgjegjësitë e tyre personale në krime të pretenduara kundër civilëve, e jo për luftën apo UÇK-në si tërësi.

Seanca e fundit u mbajt në sfondin e ngërçit politik në Kosovë, ndërkohë që SHBA ka pezulluar bisedimet me Prishtinën, duke akuzuar qeverinë në detyrë për rritjen e tensioneve

Hashim ThaciSpeciale

Më shumë nga Lajme

  • 08:38SHBA dhe BE me qasje të ndryshme në Ballkan, Kosova në fokusin e zhvillimeve të reja
  • 08:18Arben Mustafa: Kurti është “uzurpator”, PDK-ja kërkon vazhdimin e seancës konstituive
  • 08:17Hoxhaj para Qeverisë: PDK nuk zbrapset, liroje zyrën o deputet uzurpator
  • 08:04"A është këtu deputeti Kurti, a jo?", deputetët e PDK-së e pyesin pjesëtarin e sigurimit se a ka dalë Kurti në punë: S'është sekret bre...
  • 07:53Diplomojnë sot 100 kadetë të Shërbimit Korrektues të Kosovës