Astrit Mehmetaj ka njoftuar se në 50-vjetorin e lindjes së tij po përmbyll edhe një kapitull të rëndësishëm të jetës, duke dalë në pension nga Forcat e Sigurisë së Kosovës, shkruan DEMOS.
Mehmetaj ka kujtuar me krenari 30 vitet e shërbimit ndaj atdheut, duke theksuar se uniforma për të nuk ishte vetëm veshje, por simbol i detyrës, sakrificës dhe dashurisë për Kosovën.
Ai ka thënë se largohet nga detyra me zemër plot krenari, ndërsa ka falënderuar familjen për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe bashkëluftëtarët dhe kolegët që e kanë shoqëruar gjatë rrugëtimit të tij
Shkrimi i tij:
Sot në 50-vjetorin e lindjes sime ,përmbyll edhe një kapitull i rëndesishëm të jetës sime,duke dalë ne pension nga Forcat e Sigurisë së Kosovës
Ishte nder dhe krenari e veçantë të shërbej atdheut timë ,me perkushtimë , përgjithesi ,dhe besnikri , uniforma nuk ishte vëtëm veshje por simbol i detyres , sakrifices dhe dashurisë për Kosoven .Sot largohem nga detyra me zemer plot krenari .Faliminderit familjes sime për mbështetjen e vazhdueshme bashkë luftetateve dhe kolegëve .Lavdi deshmorëve nder dhe krenari.










