Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Automjeti me 3 persona bllokohet nga bora në malet e Gramshit, humbet kontakti prej orësh

GD
Gazeta Demos8 janar 2026 në 18:59
Automjeti me 3 persona bllokohet nga bora në malet e Gramshit, humbet kontakti prej orësh

Një automjet tip foristradë, me tre persona brenda ka mbetur i bllokuar mes dëborës në aksin rrugor Kukur-Rovje, në zonën malore të Gramshit. Trashësia e dëborës në këtë segment arrin mbi 60 centimetra, duke e bërë rrugën të pakalueshme.

Personat e bllokuar janë banorë të zonës, të cilët po ktheheshin nga puna e përditshme në fshatin Kukur drejt banesave të tyre në fshatin Rovje.

Reshjet e dendura të borës kanë nisur që në orët e para të mëngjesit dhe vijojnë ende me intensitet të lartë.

Banorët e mbetur në rrugë kanë apeluar për ndihmë, ndërsa prej më shumë se dy orësh ka humbur çdo kontakt me ta. Të shqetësuar për gjendjen e tyre, banorë të fshatit janë nisur në këmbë për t’i gjetur dhe për t’u ardhur në ndihmë, pavarësisht kushteve të vështira atmosferike.

Situata në zonë paraqitet kritike, pasi prej mëngjesit mungon edhe energjia elektrike, ndërsa rrugët janë të bllokuara. Kërkohet ndërhyrje urgjente e strukturave përkatëse për hapjen e rrugës dhe shpëtimin e personave të bllokuar.

bore

Më shumë nga Lajme

  • 16:36​Përfundon seanca e jashtëzakonshme, deputetët e PDK-së dhe Aleancës mbesin në sallë
  • 16:14Përfundon seanca e jashtëzakonshme
  • 16:12Incidentet para Kuvendit e Qeverisë, Gucati: Protestuesit po veprojnë nga mllefi
  • 16:08“Përgatitnu se dojmë me dal”, mobilizohen protestuesit – Policia blindon objektin e Qeverisë
  • 16:05Ende s’është e qartë nëse sot Ligji për Specialen do të ketë votim në lexim të dytë