Mesazhi i Abdixhikut dukshëm ishte drejtuar ndaj Avdullah Hotit, deputetit të LDK, që i pari kundërshtoi hapur marrëveshjen me Vetëvendosjen dhe kandidatin për president.
A2 CNN ka kontaktuar vetë zotin Hoti si dhe ekipin e tij për të marrë një koment, mbi deklaratën e fundit të Lumir Abdixhikut. Në një reagim për A2 CNN, deputeti Hoti thekson:
“Kjo kandidaturë nuk pasqyron interesat politike dhe parimore të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe elektoratit të saj. Përkundrazi, mënyra se si është imponuar kjo zgjidhje krijon përshtypjen se LDK ka penguar edhe kandidatura të tjera politike, vetëm për t’i hapur rrugë një kandidature që, në thelb, është po ashtu politike. LDK duhet të ketë një qëndrim të qartë, të pavarur dhe të përgjegjshëm. Nuk mund të mbështesim një kandidaturë vetëm për hir të një marrëveshjeje politike, nëse ajo nuk përfaqëson parimet, interesat dhe pritjet e elektoratit të LDK-së.”
Theksojmë se gjatë ditës së sotme është zhvilluar një takim i radhës mes Kurtit dhe Abdixhikut, por pa ndonjë sukses.