Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Avokati i Popullit për rastin e Arlindës: Shteti dështoi

GD
Gazeta Demos29 tetor 2026 në 13:03
Avokati i Popullit për rastin e Arlindës: Shteti dështoi

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka deklaruar se në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt ka dyshime serioze për përgjegjësi të drejtpërdrejtë të shtetit, duke vlerësuar se institucionet nuk kanë bërë mjaftueshëm për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje.

Ai ka kërkuar zbardhjen e plotë të përgjegjësive, masa konkrete parandaluese dhe llogaridhënie nga autoritetet përgjegjëse.

Qelaj ka thënë se, ndonëse ende nuk është bërë një vlerësim përfundimtar i të gjitha rrethanave të rastit, faktet që po bëhen publike ngrenë shqetësime serioze për mënyrën se si institucionet kanë vepruar për ta mbrojtur viktimën.

“Ajo që mund të them në këtë fazë, kur ne ende nuk i kemi hetuar të gjitha detajet, është se duket shumë qartë që përgjegjësia e shtetit në këtë rast nuk është treguar në nivelin e duhur. Pra, shteti ka dështuar me i mbrojtë viktimat e dhunës në familje”, ka deklaruar Qelaj.

Ai ka theksuar se shqetësimi bëhet edhe më i madh për shkak se, sipas tij, dështimet e institucioneve nuk janë raste të izoluara, por probleme që janë përsëritur ndër vite, pavarësisht rekomandimeve dhe thirrjeve të vazhdueshme për ndërhyrje, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.

“Më të rëndë këtë situatë e bën fakti që këto dështime dhe këto lëshime janë sistematike, janë të vazhdueshme dhe ndodhin përkundër thirrjeve, rekomandimeve dhe ngritjes së zërit për t’i kërkuar shtetit që ta ketë vëmendjen dhe seriozitetin e duhur në qasje. Institucionet duhet të marrin masa parandaluese, sepse kanë përgjegjësi direkte kur një person humb jetën pasi rastin e ka paraqitur para shtetit”, ka thënë ai.

Duke folur për rastet e vrasjeve të grave dhe dhunën në familje, Avokati i Popullit ka theksuar se institucionet publike duhet t’i marrin përgjegjësitë e tyre dhe të mos reagojnë vetëm pasi të ndodhin tragjedi.

Sipas tij, përmasat e problemit kërkojnë një qasje më serioze dhe masa konkrete nga autoritetet përgjegjëse.

“Unë mendoj që nuk është koha të reflektojmë vetëm mbi bazën e pasojave, sepse ato janë tragjike. Vetëm këtë vit janë tetë raste të grave që janë vrarë. Besoj fuqishëm se autoritetet publike duhet t’i marrin përgjegjësitë, sepse për këtë janë të ngarkuara dhe për këtë u është dhënë besimi”, është shprehur Qelaj.

Ai ka rikujtuar se detyrimi i shtetit nuk përfundon vetëm me mosshkeljen e të drejtave të njeriut, por përfshin edhe obligimin për t’i mbrojtur ato në rastet kur ekziston rreziku i cenimit.

“Është përgjegjësi direkte e shtetit, sepse detyrimet pozitive të shtetit nuk janë vetëm të përmbahet nga cenimi i të drejtave të njeriut, por edhe të marrë masa për të garantuar respektimin dhe mbrojtjen e këtyre të drejtave sa herë që ato mund të cenohen”, ka deklaruar ai.

Qelaj ka thënë se Institucioni i Avokatit të Popullit ka trajtuar raste të ngjashme dhe u ka drejtuar rekomandime institucioneve përgjegjëse, përfshirë Policinë, Prokurorinë, gjykatat, Qeverinë, ministritë dhe komunat.

avokatipopullitrastin

Të ngjashme

Gërvalla për rastin e Arlinda Pajazitit: Do të bashkëpunojmë për zbardhjen e të gjitha fakteve

Gërvalla për rastin e Arlinda Pajazitit: Do të bashkëpunojmë për zbardhjen e të gjitha fakteve

14:25
Gusia për rastin e Arlindës: Urdhri mbrojtës duhej të përfshinte edhe kunatin

Gusia për rastin e Arlindës: Urdhri mbrojtës duhej të përfshinte edhe kunatin

12:55
Avokati i Popullit për vrasjen e Arlinda Zekajt: Nuk kemi pranuar ankesë nga viktima

Avokati i Popullit për vrasjen e Arlinda Zekajt: Nuk kemi pranuar ankesë nga viktima

22:13
Ganimete Musliu: Deputetët e VV-së kundërshtuan raportimin e drejtorit të Policisë për rastin e Arlinda Zekajt

Ganimete Musliu: Deputetët e VV-së kundërshtuan raportimin e drejtorit të Policisë për rastin e Arlinda Zekajt

20:28

Më shumë nga Lajme

  • 14:5211 zyrtarë policorë, përfshirë një toger në prag të suspendimit për rastin e Arlinda Zekajt
  • 14:50A do të japë dorëheqje pas rastit të Arlindës? Ky është reagimi i Gërvallës
  • 14:31Kuvendi themelon Komisionin hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt
  • 14:22“Nuk po më lajnë me marr as bukë as ujë”, “MAT” publikon deklaratën me zë të Arlindës në polici
  • 14:20QIKA thyen pasqyrën para MPB-së, kërkon dorëheqjen e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekajt