Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Avokati i Popullit shkon në Hagë: Nuk m’u lejua të marr shënime gjatë takimit me Thaçin dhe të tjerët në Hagë

GD
Gazeta Demos20 nëntor 2025 në 13:36
Avokati i Popullit shkon në Hagë: Nuk m’u lejua të marr shënime gjatë takimit me Thaçin dhe të tjerët në Hagë

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka zhvilluar një vizitë në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku është takuar me ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-shefin e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi – të gjithë të mbajtur nën monitorim.

Qelaj tha se gjatë vizitës nuk i është lejuar të marrë shënime, gjë që sipas tij cenon rëndë pavarësinë e institucionit të Avokatit të Popullit dhe të drejtën për qasje të papenguar te personat e paraburgosur.

Ai njoftoi se këtë shqetësim do ta adresojë edhe në mekanizma ndërkombëtarë.

“Gjatë këtij mandati është hera e parë që detyrohem të zhvilloj një bisedë me të paraburgosur nën këto kushte, që janë në kundërshtim me standardet e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut”, deklaroi Qelaj në konferencë për media.

Ai bëri të ditur gjithashtu se nuk ka zhvilluar takim me kryetaren e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trëndafilova, pasi ajo kërkoi që biseda të mbahej përmes platformës “Zoom”, format të cilin Qelaj nuk e pranoi, duke kërkuar që takimi të realizohet pas kthimit të tij në Kosovë.

Hagë

Më shumë nga Lajme

  • 20:04Haradinaj: Takimet e liderëve janë të kota, më 6 tetor të gjithë në shesh
  • 20:02Çlirim Haziri: Kosova s’do ketë president të zgjedhur në krah të UÇK’së, identiteti kombëtar është në tavolinën e Kuvendit
  • 19:40Prishtina s’ndalet së kërkuari drejtësi për çlirimtarët, protestuesit marshojnë drejt Kuvendit
  • 19:33Abdixhiku dhe LDK ende pa deklaratë pas takimit me Kurtin, mbi dy orë nga përfundimi
  • 19:25Djali i Kadri Veselit i bashkohet protestës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së