Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Avokati i Popullit: Zbatimi i Ligjit për Specialen do të ketë sfida

GD
Gazeta Demos9 tetor 2026 në 14:10
Avokati i Popullit: Zbatimi i Ligjit për Specialen do të ketë sfida

Votimi në Kuvend i Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar ka ngjallur reagime të shumta. Aleatët ndërkombëtarë kanë adresuar kritikat e tyre, duke thënë se një ligj i tillë nuk e ndihmon Kosovën në rrugën e saj evropiane.

Ata kanë theksuar se puna dhe mandati i Gjykatës Speciale duhet të respektohen. Avokati i Popullit, Naim Qelaj, tha për Radio Dukagjinin se zbatimi i këtij ligji do të përballet me sfida.

“Jo pse unë besoj që jam autoriteti që mund ta di saktë se ku qëndron ky ligj në raport me Gjykatën e Hagës, por nga të gjitha analizat që kam vlerësuar nga të tjerët, por edhe analizën që vetë e kam bërë, rezulton se do të ketë probleme në zbatimin e këtij ligji. Është vullnet i deputetëve, vullnet i atyre që na përfaqësojnë të vendosin se çfarë ligji do të nxjerrin. Se si do të shkojë rrugës, mbetet të shihet. Jemi para një situate me shumë dilema, me shumë pikëpyetje”, deklaroi ai.

Qelaj bëri të ditur se më 14 tetor do të organizojë një punëtori, ku do të trajtohen gjetjet e Avokatit të Popullit lidhur me Dhomat e Specializuara.


popullitavokatizbatimi

Më shumë nga Lajme

  • 14:50Mbahen konsultimet politike ndërmjet Kosovës dhe Japonisë
  • 14:50Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes
  • 14:44Prokurori: Provat e grumbulluara do ta vërtetojnë se Shabani e Qerimi i shërbyen BIA-s
  • 14:38Ndahet nga jeta bashkudhëtari i komandantit Adem Jashari
  • 14:05Deklarohen sërish të pafajshëm për spiunazh Shabani e Qerimi, të akuzuar si bashkëpunëtorë të BIA-s